GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shteti, 35 mln euro borxhe për largimet e padrejta nga puna/ Eksperti: Vendi në kolaps për punëtorë

10:56 - 18/05/23
në Fact-Checking & Analize, Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Shteti, 35 mln euro borxhe për largimet e padrejta nga puna/ Eksperti: Vendi në kolaps për punëtorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpos kostove të rritura të jetesës si pasojë e çmimeve të larta dhe të ardhurave të pakta, qytetarët shqiptarë mbajnë mbi shpatulla edhe faturat e kripura të abuzimeve të qeverisë, apo të kryebashkiakëve sa herë që ndryshohet partia në drejtim të institucionit.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave, fatura e detyrimeve gjyqësore e institucioneve shtetërore ka arritur 35 milionë euro në fund të vitit të kaluar. Shkaku kryesor për këtë janë largimet e padrejta nga puna, dhe për pasojë punonjësit kanë paditur shtetin dhe kanë fituar gjyqin.

Konkretisht janë 3.2 miliardë lekë vendime gjyqësore të shkaktuara nga qeverisja qendrore dhe mbi 520 milionë lekë nga pushteti vendor. Fatura këto që rëndojnë mbi financat e buxhetit të shtetit.

Në krye të listës për faturën më të madhe të vendimeve gjyqësore e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 1.7 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 707 milionë lekë dhe Ekonomisë e Financave me 521 milionë lekë.

Ndërsa nga pushteti vendor në vend të parë është Bashkia Durrës, ku vlera e vendimeve gjyqësore është 73.5 milionë lekë, më pas Pogradeci me 56.9 milionë lekë, Kavaja me 45.6 milionë lekë dhe Bashkia Tiranë me 44.7 milionë lekë detyrime për vendimet gjyqësore.

Largimet nga puna në mënyrë të padrejtë e që për pasojë gërryejnë taksat e qytetarëve shqiptarë sipas ekspertit Erion Muça vijnë më së shumti për motive politike.

“Largimet e padrejta nga puna duke shkelur marrëveshjen kontraktuale të punës janë të shpeshta në administratën publike si rrjedhojë e ristrukturimit organizativ të institucioneve por më së shumti edhe si rrjedhojë e arsyeve apo motivit politike”, thotë Muça.

Një situatë e tillë e ka bërë klimën aspak miqësore, për punonjësit, duke u kthyer në një faktor më vete për tu larguar nga vendi.

“Këto largime ardhur në këtë mënyrë nuk pasqyrojnë një klimë miqësore me punonjësit por presionin, trysninë dhe pasigurinë e tyre në ambientin e punës përballë një rreziku permanent të largimit nga puna. Në kushte të një klime miqësore largimi do të duhej të ishte i justifikuar dhe minimalisht duhet të zbatoheshin procedurat normale të ndërprerjes së njëanshme të kontratës dhe përfitimi përkatës që duhet ti takonte punonjësit të shkarkuar”, pohon eksperti.

Kolapsi defacto i tregut të punës

Tregu i punësimit defacto është në kolaps, por vendet vakante po mbulohen pjesërisht me punonjës të një pozicioni tjetër pune. Pra po mbingarkohen punonjësit sipas ekspertit Erion Muça.

“Ekonomia po vuan pasoja reale të cilat janë prag kolapsi nëse nuk do përdoreshin apo shfrytëzoheshin punonjësit aktuale të cilët janë multifunksionalë duke realizuar procese pune qe i takojnë shumë pozicioneve”, pohon eksperti.

Situata në tregun e punës do të përmirësohej vetëm nëse “ndodh mrekullia”, nëse stopon emigrimi i të rinjve dhe jo vetëm.

“Nëse vijon ky ritëm emigracioni i të rinjve dhe nëse kushtet, klima dhe infrastruktura e brendshme e kompanive dhe bizneseve nuk përmirësohet dhe modernizohet shpejt dhe promovohet masivisht duke u bërë e ndjeshme ndaj punonjësve, motivuese dhe stimuluese për ta, kolapsi do të jetë i pashmangshëm”, pohon ai.

Vendi në krizë për punonjës qeveria i largon

Prej më shumë se tre vitesh vendi ndodhet në krizë për punonjës për shkak të largimit të fuqisë punëtore nga vendi. Në çdo rrugicë të vendit, e kryesisht të Tiranës, numri më i madh i njoftimeve që lexon janë për punonjës, duke nisur nga kamarier, pastiçier, punonjës brumi, pastruese, byrektore, picier, punonjës fasfoodi, marangoz, rrobaqepës, shofer etj.

Thuajse çdo sektor i ekonomisë ka ngritur shqetësimin e mungesës së punonjësve, e faktuar edhe zyrtarisht nga institucionet shqiptare, siç është banka qendrore.

Sipas raportit më të fundit për besimin në ekonomi, situata me mungesën e punonjësve paraqitet më shqetësuese në ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve.

“Nuk kemi kamerierë dhe staf për të shërbyer në strukturat hoteliere”, është ajo çfarë deklarohet nga sektori i shërbimeve.

“Po marrim punonjës të huaj, kemi me mijëra vende pune bosh”, ky është alarmi që vjen nga fasoneria.

“Kemi mungesë mjekësh, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për 1 mijë banorë”, thuhet nga bluzat e bardha.

“Nuk mund të korrim në kohë të mbjellat, se s’ka më njerëz”, thuhet nga sektorin bujqësor.

Kështu me radhë çdo sektor po përballet me këtë situatë shqetësuese.

Padyshim arsyet për këtë situatë alarmante janë të shumta. Duke nisur nga pagat, mungesa e meritokracisë, jetesa e vështirë,  mungesa e vlerësimit, mos sigurimi, nën deklarimi i pagës e shume arsye të tjera kanë nxitur shqiptarët kryesisht moshat 20-40 vjeç të largohen nga vendi.

Mesa duket ky largim i punonjësve është edhe një përgjigje për të gjitha bizneset që nuk kanë trajtuar siç duhet punëtorët. Këtë shqetësim e ngre eksperti për çështjet e punësimit Erion Muça në një prononcim për Gijotina.

“Shqipëria rrezikun më të madh momentalisht nuk ka mungesën e punonjësve por përmirësimin e ngadalshëm të sipërmarrjes private në mendësi, mentalitet dhe vizion lidhur me rëndësinë e punonjësve dhe rolit të tyre, qasje të cilat veçse kanë rritur pakënaqësinë në treg duke e kthyer në një perceptim të përgjithshëm i cili ndikon negativisht në rritjen e papunëve të dekurajuar dhe largimin e të rinjve në emigracion”, tha pedagogu Muça.

Qeveria pranon emigrimin masiv por e quan ‘liri’

Në një studio televizive kryeministri Edi Rama pranoi se janë rreth 360 mijë shqiptarë të larguar në këtë dekadë.

Shpesh qeveria e konsideruar largimin e shqiptarëve si nje ngjarje normale. Madje shpesh kryeministri  e ka cilësuar liri largimin nga vendi gjë që sipas tij ju është mohuar në komunizëm.

Por edhe pse në dukje qeveria shprehet e pa-shqetësuar për këtë shpopullim të vendit, në realitet po ndjen gropën e krijuar në ekonomi, pasi shpesh i është bërë thirrje biznesit privat për të mbajtur punonjësit dhe për të rritur pagat e tyre. Edhe vetë qeveria po përdor levën e pagave për të frenuar largimin e profesionistëve.

Por as rritja e pagës nuk mjafton për të mbajtur rininë në vend thotë eksperti Muça, përsa kohë në vend nuk ka konkurrencë dhe vlerësim mbi bazë të asaj që jep në punë.

“Rritja e pagave nuk do ta frenojë emigracionin pasi është e pamjaftueshme në vlerë dhe shkallë dhe përbën vetëm një arsye largimi kur ka dhe arsye të tjera si: mungesa e meritokracisë dhe konkurrencës së ndershme, mungesa e arsyeshme e shpërndarjes së fitimeve  të sipërmarrjeve për shpërblimin e punonjësve për rezultatet, mungesa e standardizimit dhe modernizimit të kompanive dhe mungesa e sistemeve të promovimit të brendshëm në shumë kompani etj..

Në fakt rritja e pagave në këtë periudhë do të ndjehet pak ose aspak në xhepat e qytetarëve, pasi inflacioni dhe kostot e shtuara të jetesës po gërryejnë portofolat tanë.

Lexo edhe: Bashkitë me 50 mln euro borxhe, Tirana i shtoi detyrimet me 81%

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: faturaintervistakostolargime nga punapapunesi

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Serbët e Kosovës detyrohen që të jenë pjesëmarrës në…

Serbët e Kosovës detyrohen që të jenë pjesëmarrës në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com