GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shteti dështon në mbrojtjen e jetës! Armët e ftohta shiten online

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet shqiptare shpesh herë kanë dështuar në mbrojtjen e qytetarëve nga rreziqet e ndryshme. Me dijeninë e tyre janë krijuar monopole, është bërë korrupsion dhe më e rënda përpara syve të shtetit janë bërë vrasje dhe për këtë gjë është heshtur.

Rasti i fundit, i vrasjes së të miturit Fatjon Bici në Gramsh nga bashkëmoshatarët e tij ishte një sirenë alarmi për këdo që ka veshë për të dëgjuar.

Përtej kritikave për keq edukim nga familja, pikëpyetja e madhe që ngrihet është po shkolla, pse nuk po arrin ti edukojë? Më tej skandali më i madh është se si mundet një shtet të lejoj të shiten si pa të keq armë të ftohta rëndomtë nëpër dyqane fizike apo online kryesisht.

Thika e doreza hekuri shiten onile

Të pajisesh me një armë të ftohtë në Shqipëri është vetëm një telefonatë ose një mesazh larg. Me dhjetëra faqe online në Facebook, Instagram, Google apo tashmë dhe në TikTok shesin online armë të ftohta.

Siç edhe vihet re në fotografitë e mësipërme, mjafton një kërkim në Google për të gjetur më dhjetëra produkte të ndaluara dhe që fatkeqësisht marrin jetë në vend.

Çmimet e thikave, dorezave të hekurit apo shkollave të gomës janë qesharake dhe të përballueshme edhe nga adoleshentët. Dorezat e hekurit shiten online me çmim 1000 deri në 2500 lekë, ndërsa thikat janë më pak të kushtueshme çmimet e të cilave varjojnë nga 500 deri në 1500 lekë. Pak më të shtrenjta janë shkopinjtë e gomës.

Tregtimi i këtyre mjeteve të rrezikshme bëhet në sy të të gjitha institucioneve dhe asnjë prej tyre nuk merr masa, deri në momentin që ndodh vepra penale, që rrezikon jetën e qytetarëve pa dallim moshe dhe që fatkeqësisht sjell edhe humbje të jetës.

Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut asnjë reagim

Teksa i gjithë shteti duhet të ngrihet në këmbë për të shkuar deri në fund të zinxhirit me ndëshkimin e personave që po vrasin jetë në vend, siç janë edhe tregtarët e këtyre mjeteve vdekjeprurëse, ai zgjedh të hesht.

Jemi mësuar që në çdo prag feste Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut, zhvillon një aksion për asgjësimin e lodrave për fëmijë, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një aksion për të ndaluar tregtimin e armëve të ftohta.

Prej disa ditësh ky institucion që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, merret me qeset plastike njëpërdorimshe, me urdhër të ministrive sepse cenohet mjedisi, por nuk ka bërë asnjë reagim për këtë shkelje flagrante të ligjit ku armët shiten sheshit, pa pyetur se kujt i shiten, një fëmije, adoleshenti apo një të rrituri.

Fatkeqësisht në Shqipëri jemi mësuar që shteti të reagoi kur situata shkon në pikën më të zezë, dhe nuk bën asgjë për të parandaluar.

Ligji shkelet me të dyja këmbët!

Një nga ligjet themelore të një shteti, në Shqipëri shkelet në mënyrë flagrante dhe askush nuk flet e asnjë nuk mban përgjegjësi.

Në nenin 279 të Kodit Penal është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ndalohet shitja e këtyre mjeteve të rrezikshme. Ndëshkohet prodhimi dhe mbajtja e tyre pa leje të organeve kompetente.

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Pyetja që ngrihet në këtë pikë është,- “A kanë marrë leje të gjitha faqet online për shitjen e këtyre produkteve? Nëse shteti do të funksiononte këto biznese do të ishin po aq fajtore sa edhe vetë përdoruesit e armëve të ftohta, po aq fajtorë sa edhe vrasësit.

Shifra rekord krimi me armë të ftohta

Më shumë se 700 vepra penale për mbajtjen e armëve të ftohta janë regjistruar në të gjithë vendin në 5 vitet e fundit. Rekordi u regjistrua në vitin e shkuar kur i regjistruan 230 vepra penale.

“Nga të dhënat statistikore në vitin 2022 vërehet tendenca në rritje prej 17,95 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në krahasim me vitin 2021″, thuhet në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Ky fenomen që po zgjerohet çdo vit e më shumë kërkon masa të ashpra parandaluese. Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë qartë situatën shqetësuese në të cilën ndodhet rendi dhe siguria në vendin tonë.

Etiketa: arme te ftohtaherimevideo

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Masat e paralajmëruara, Gërvalla: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm

Masat e paralajmëruara, Gërvalla: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Aktualitet

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26

Më shumë se dy orë pritje në këmbë, nën shiun e ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Kjo është panorama e...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

10:10 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com