GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shteti i ka harruar, banorët e Mjeshovës kanë një kërkesë: Na bëni rrugët se për të tjerat…

22:39 - 30/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shteti i ka harruar, banorët e Mjeshovës kanë një kërkesë: Na bëni rrugët se për të tjerat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Mjeshovë në Berat kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi s’kanë rrugë. Rruga që të çon te fshati është e amortizuar, e shtruar me kalldrëm. Ndërkohë, pronat e fshatit janë në kufi me Dimalin, Roskovecin dhe Ballshin. Janë rreth 200 dylymë toka, të mbjella kryesisht me ullinj dhe arrë që këta banorë nuk shkojnë dot pasi s’kanë rrugë.

Grupi i “Fiks Fare” udhëtoi drejt këtij fshati, në afërsi të Malit të Shpiragut. Rruga deri në fshatin Sinjë është e asfaltuar. Por, sa kalon Sinjën për në Mjeshovë është e amortizuar. Gazetarët e Fiksit i presin rreth 30 persona, të cilët ankohen se rruga që kërkojnë është vetëm 3 kilometra dhe që lidh fshatin me tokat. Ata pohojnë se shteti i ka harruar, s’kanë rrugë për në fshat.

“Kemi 200 hektarë tokë që nuk shkojmë dot nga prona se s’ka rrugë. S’kërkojmë asnjë gjë nga shteti, vetëm rrugë. Punojmë vetë. Jemi në kufi me fshatrat e Roskovecit, Dimalit dhe Ballshit. Ata kanë rrugë dhe ne jo! S’na bëjnë rrugë të lidhemi me ta, është vetëm 3 km. Deri te ata është asfalt, ne s’e kemi parë me sy“, pohojnë banorët.

Të tjerë pohojnë se nga 400 familje që ka pasur fshati para viteve ’90, tani kanë ngelur 80 a 90. “Vijnë dhe hedhin ndonjë kamion çakull. Makinat mezi ecin në këtë rrugë. Ne jemi të izoluar nga të gjitha anët” vijojnë ata.

Grupi i Fiksit shkon edhe te rruga tepër e amortizuar që shkon nga tokat e këtij fshati. Rruga ishte në gjendje skandaloze, s’është vënë kurrë dorë nga institucionet shtetërore. Banorët pohojnë se paguajnë taksat po s’marin shërbim. “Kufizojmë me fshatrat e tjerë. Po shikoni se ata kanë rrugë, edhe te tokat e ne jo” vijojnë ata.

Fiksi bisedoi edhe me Drejtorin e Shërbimeve në Bashkinë Berat, Bledar Çili.

Drejtori thotë se janë në dijeni të problematikave të atij fshati, por momentalisht kanë disa urgjenca të tjera si pasojë reshjeve. “Kemi projekt ide për ta lidhur me Ballshin, po kushton shumë, është terren i vështire. Do çojmë skrepa për të hapur rrugën e tokave, sa të mbarojmë ato urgjenca”, pohon drejtori./Top Channel

Etiketa: BeratMjeshovarruga

Lajme të lidhura

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!
Aktualitet

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

10:49 - 05/03/26
Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën
Aktualitet

Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën

10:41 - 05/03/26
‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti
Aktualitet

Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

10:11 - 05/03/26
Para
Kuvendi: Deputetët 10 minuta kohë diskutim për Portin e Durrësit

Turbulenca të forta në shtator, çfarë pritet të ndodhë me politikën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!
Aktualitet

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

10:49 - 05/03/26

Elisa Spiropali ka reaguar në Parlament në lidhje me shkarkimin e saj nga posti i ministres së Jashtme. Ajo tha...

Lexo më shumë
Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën

Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën

10:41 - 05/03/26
‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti

Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

10:11 - 05/03/26
Lëvizje të reja në Polici, ndryshime në disa komisariate të vendit

Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen edhe tre zyrtarë të Kadastrës

09:54 - 05/03/26
Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

09:45 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com