GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shteti ka dështuar, mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare

14:48 - 19/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti ka dështuar, mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodiana Lala

Martini 14-vjecar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjecare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale.

Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare. Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për çfarë ndodh realisht. Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambientet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool.

Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart çdo ditë shqetësimin çfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj çdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini. Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse çdo ditë.

Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt. Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërisë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen. Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë.

Mikesha ime më telefonoi e tronditur. Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen.

Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore.

Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia.

Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë. Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës.

Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë. Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare!

*Marrë nga FB i autores, titulli origjinal: Vrasja e Martinit 14-vjecar dhe shembulli i një babai si Engjëlli!

Etiketa: Klodiana LalaKryesore1shkolla Fan NoliVrasje

Lajme të lidhura

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
Aktualitet

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Para
Ishte shtruar te Onkologjiku, humb jetën i paraburgosuri italian

Ishte shtruar te Onkologjiku, humb jetën i paraburgosuri italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com