GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shteti në duart e armiqve”, Salianji për sulmet kibernetike: Jemi në agresion të vazhdueshëm

22:35 - 19/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shteti në duart e armiqve”, Salianji për sulmet kibernetike: Jemi në agresion të vazhdueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për të ndaluar publikimin e të dhënave që janë botuar nga hakerat iranianë. Sipas tij, duhet pasur kujdes, por përpara urdhrit të sotëm nga organi i akuzës, duhej të ishte bërë më shumë kujdes që të mos sulmoheshin sistemet tona digjitale.

Në një intervistë për Ora News, Salianji tha se në një kohë që Shqipëria është në agresion nga një qeveri e huaj, shteti shqiptar gënjen dynjanë.

Salianji: Është një çështje sensitive që duhet pasur kujdes. Por Rama para dy ditësh tha se nuk ka asnjë të dhënë sensitive që është hakëruar nga ana e hakerave iranianë sipas qeverisë por mesa duket e konfirmuar dhe nga partnerët. Duhet pasur një lloj kujdesi por para kujdesit të sotëm duhet të kishte pasur kujdes për tu ruajtur këto të dhëna se janë 130 mln euro që i ka AKSHI si strukturë. Nga ana tjetër sulmi ndaj sistemit të policisë është më i rëndë. Më të rëndë e bën fakti që sulmi ka nisur që në 2021. Ka më shumë se një vit që Shqipëria është në sulm nga hakerat, jemi në agresion nga një qeveri e huaj dhe qeveria gënjen dynjanë.

Deputeti Salianji u shpreh se të gjitha këto zhvillime dëshmojnë se Shqipëria është një hallkë e dobët e NATO-s.

Salianji: Kryeministri ka ndonjë përgjegjësi, drejtorët kanë përgjegjësi? Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në vend tjetër, tregon se Shqipëria është një hallkë e dobët e NATO-s. Ja ka lehtësuar qeveria gjithë këtë, shumicën e këtyre tenderave i kanë marrë tre kompani. Të gjithë të dhënat e qytetarëve që mbrohen me ligj, janë të dhëna sensitive dhe mund të rrezikojnë gjithçka, ishin publike.

Nuk mbeti gjë pa dalë për shkak të përdorimit që i bëri PS gjithë infrastrukturës shtetërore në zgjedhjet e 25 prillit.  Këto dolën publike. Shiteshin dhe bliheshin. Duhet hetim i plotë, mos ka ndodhur që ndonjëri këtu ka bashkëpunuar, mos ka ndodhur që kompania që kishte për detyrë ta ruante nuk ka bërë detyrën si duhet? Nuk mund të kalojë kaq lehtë dhe as me mashtrim.

Prokuroria siç ka pasur shpejtësinë të ndërmarrë këtë veprim duhet të ketë shpejtësinë për të nisur dhe një hetim pse kanë dalë, si kanë dalë. Nëse ka pasur shpërdorim, bashkëpunim nga ana e zyrtarëve shqiptarë. Këto të dhëna edhe nëse nuk dalin në media por qarkullojnë në telefona kudo. Po kështu janë në faqen e grupit të hakerimit që aksesohet nga qytetarët. Është detyrim  i institucioneve për ti ndaluar.

Sipas deputetit, shteti dhe qeveria janë në duart e armiqve.

Salianji: Papërgjegjshmëria me të cilën e merr qeveria është alarmante. Kam kërkuar personalisht në Komisionin e Sigurisë që të vijnë të gjithë drejtuesit e institucioneve të informojnë parlamentin. Edhe presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Shteti i ka dorëzuar të gjithë të dhënat e veta, sot është vetëm skelet. Janë në duar të armiqve.

Salianji komentoi edhe publikimin e emaileve të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, bashkë me hyrje daljet e tij në kufi, nga grupi i hakerave që kreu sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, çka pasoi më pas edhe censurimin e mediave nga prokuroria.

Salianji: Së pari duhet të konfirmohet saktësia e tyre. Këto raste nëse janë të vërteta ato që janë publikuar janë tronditëse për opinionin publik dhe duhet të ketë përgjegjësi se kanë dalë por edhe për mosveprim. Ne kemi thënë se policia ka informacionet e  domosdoshme por nuk ndërhyn për shkak të vullnetit politik për të mbrojtur krimin e organizuar.

Etiketa: komentSalianjiSulmi Kibernetik

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
“Kjo është e frikshme”, eksperti i sigurisë:  Qeveria të tregojë çfarë është hakuar

“Kjo është e frikshme”, eksperti i sigurisë: Qeveria të tregojë çfarë është hakuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com