GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shtohen ambiciet e Silvinjos: Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026

09:49 - 29/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohen ambiciet e Silvinjos: Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ndër intervistat e shumta të këtyre ditëve nga Silvinjo pas kualifikimit në Europian, është edhe ajo që ka dhënë për faqen “cronachedispogliatoio”.

Trajneri shprehet se objektivi i tij është ta dërgojë Shqipërinë në Botëror pas “Euro 2024”, si dhe zbulon urimin e Roberto Mançinit pas suksesit që braziliani arriti.

“Në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit kundër Moldavisë, shpërtheva. Kam nxjerrë jashtë gjithë ankthin dhe gëzimin e 10 muajve punë. Kam vrapuar për të festuar me njerëzit kualifikimin për në Europian”, thotë fillimisht Silvinjo.

I pyetur se kur kishte dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë, trajneri thotë se nga Rei Manaj: “E dija ekzistencën e Shqipërisë vetëm përmes Rei Manajt që e kam trajnuar tek Interi. Nuk dija asgjë më shumë. Më pas kam mbërritur aty dhe kam parë që të gjithë njerëzit flasin italisht, e njohin, flasin anglisht, spanjisht. Është e rëndësishme që një trajner të flasë pa një përkthyes”, ishin fjalët e Silvinjos.

Trajneri 49-vjeçar shprehet se ka një ngjashmëri mes shqiptarëve dhe brazilianëve dhe kjo është vënë re nga vetë ai: “Shqiptarët janë njerëz të ngrohtë dhe mikpritës, si ne brazilianët. Më kanë bërë që të ndihem si në shtëpi, që në fillim kur kam ardhur: më kanë ofruar kafe dhe darkë kudo”, shprehet trajneri i Shqipërisë.

Shqipëria mori një barazim tepër të rëndësishëm në Pragë, ku goli i Bajramit ishte si një pikë kthese për këtë kualifikim. Atmosfera në stadium sipas Silvinjos ishte e jashtëzakonshme, kur shumë shqiptarë e bënë atë të ndihej sikur luante në shtëpi: “Kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme në Pragë, kundër Republikës Çeke. Më dukej dikur luaja në shtëpi. Ishte plot me shqiptarë”, tregon Silvinjo për ndjesitë e asaj transferte.

Trajneri brazilian zbulon urimin që ka marrë pas suksesit: “Pas kualifikimit më ka shkruar Mançini dhe më ka dërguar komplimentet e tij. Më ka trajnuar dhe më pas kam qenë ndihmës i tij tek Interi. Është një fitues, Inter, Siti dhe te Kombëtarja. Kudo që ka drejtuar e ka çuar skuadrën në një nivel shumë të lartë”, thotë ai.

“Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojë kualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet. Ky është objektivi im pas Europianit. Dua që të dërgoj Shqipërinë në Botërorin e 2026. Ky duhet të jetë vetëm fillimi”, përfundon trajneri i kuqezinjve.

Etiketa: ShqiperiSilvinjo

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi

FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, 'zhduket' drejtuesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com