GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtrëngim masash për festa, Manastirliu: Nuk ndalemi derisa të vaksinohen të gjithë

13:35 - 07/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtrëngim masash për festa, Manastirliu: Nuk ndalemi derisa të vaksinohen të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në Kukës është pyetur mbi përforcimet e masave kufizuese gjatë festave të fundvitit. Manastirliu u shpreh se lidhur me këtë duhet bërë një rivlerësim i të gjithë indikatorëve, teksa shtoi se një vendim i tillë duhet të merrët nga Komiteti i Ekspertëve. Sipas Manastirliut, arma që qytetarët kanë për mbrojtjen e imunitetit të tyre është vaksinimi, ndërsa theksoi se lidhur me variantin e ri “Omircon” po pritet informacion nga ndërkombëtarët, rreth rrezikshmërinë që ky mutacion mbart.

“Dua të them që vendimet merren nga komiteti i ekspertëve. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Duhet të jemi të kujdesshëm për masat duke rivlerësuar masat që kemi. Esenciale është vaksinimi si armë që kemi kundër virusit apo edhe varianteve që qarkullojnë siç është edhe Omircon. Priten informacione nga institucionet ndërkombëtare për të parë sa i rrezikshëm është ai. Vaksina është arma që ne kemi. Jemi sot këtu edhe për të vijuar fushatën e vaksinimit duke synuar që vaksinimi të shtrihet sa më shumë te të rinjtë.”

Manastirliu theksoi se qeveria nuk do të ndalet derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur përmes vaksinimit, teksa shtoi se situata paraqitet e qëndrueshme.

“Shqipëria ka një mbulesë vaksinale që po rritet dita ditës. Është situatë e qëndrueshme e vaksinimit në Shqipëri. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur përmes vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka disa nivele të operimit. Jemi në një nivel të ri. Prej disa muajsh jemi derë më derë për qytetarët që nuk kanë mundur të shkojnë për t’u vaksinuar. Shëndeti qëndron në majë. Qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave për popullatën dhe ne po ecim me hapa të qëndrueshëm”, tha ajo.

Në kuadër të 16 ditëve të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore, Manastirliu u ndal të fliste për këtë temë, ku shprehu se do të punohet me pushtetin vendor për parandalimin e këtij fenomeni.

“Sot në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit për dhunën me bazë gjinore jemi në Kukës për të bashkuar zëri me aktorët, komunitetet dhe bashkinë si bashkëpunëtor në luftën kundër dhunës. Puna jonë ndahet në aspekte të parandalimit të këtyre fenomeneve duke përfshirë edhe ngritjen e qendrave sociale. Ministria ka bërë të mundur ngritjen e 30 shërbimeve sociale në të gjitha bashkitë. Do vazhdojmë të ngremë shërbime sociale”, u shpreh Manastirliu.

Etiketa: festamasa anti CovidMinistria e ShendetesiseOgerta Manastirliu

Lajme të lidhura

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Para
Bërdariç: Jemi skuadër solide, ja çfarë do ndodhë me Latifin

Stërvitja në kalçeto, Brdariç: Nuk është koha për ankesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave...

Lexo më shumë
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com