GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shtrenjtimi i apartamenteve nuk ndalet, Banka e Shqipërisë ndërhyn për kreditimin e ndërtimit

16:05 - 14/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtrenjtimi i apartamenteve nuk ndalet, Banka e Shqipërisë ndërhyn për kreditimin e ndërtimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri nuk njohin rënie inflacioni apo pikë ndalese. Në mënyrë të pashpjegueshme banesat po shtrenjtohen çdo ditë e më shumë, duke bërë që në Tiranë të mos gjendet apartament më lirë se 300 euro edhe në zonat periferike.

Kurse sa i takon shitjeve, në kryeqytet vështirë të gjesh apartament me çmim më të ulët se 1000 euro metri katrorë.

Mesa duket këto janë çmimet e reja me të cilat do të përballen qytetarët shqiptar.

Nga një vrojtim i bërë së fundmi nga Banka e Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtshme, është konstatuar tjetër rritje çmimesh me 11.6% në gjashtë muajit e parë të vitit.

“Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, i llogaritur për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, shënoi rritje me 11.6% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm, duke u rikthyer në nivelin e të njëjtës periudhë një vit më parë. Totali i vëllimit të shitjeve është rritur, sidomos në zonën e Tiranës, e cila ka rezultuar përcaktuese për rritjen e indeksit. Përveç vëllimit, çmimet mesatare të raportuara në zonat qendrore të kryeqytetit u rritën ndjeshëm, duke përbërë një faktor shtesë pas rritjes së indeksit. Çmimet mesatare në zonat e tjera të Tiranës treguan rënie të lehta, ato në bregdet u shfaqën të pandryshuara, kurse çmimet mesatare në zonat e tjera u shfaqën të rritura me 11%”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Vetëm në Tiranë apartamentet janë shtrenjtuar me 13.3% thotë Banka e Shqipërisë. Më shumë ndikim në shtrenjtim kanë dhënë çmimet rreth qendrës të cilat janë shtrenjtuar me 29% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Situata nuk pritet të ndryshojë as për pjesën tjetër të vitit. Referuar vrojtimit 70% e agjencive imobilare thonë se çmimet do të jenë të qëndrueshme, 26% pohojnë se do të rriten dhe vetëm 4% presin ulje.

Si pasojë e çmimeve të papërballueshme, pjesa më e madhe e tyre janë blerë duke negociuar vlerën fillestare. Sipas vrojtimit 58% e pronave të shitura, janë blerë nga qytetarët me çmim më të ulët se fillestari. Kurse pjesa tjetër prej 42% të pronave të shitura, nuk kanë ndryshuar çmim.

Bankat ‘të mbërthyera’ nga ndërtimi

Për shkak të çmimeve tepër të larta të apartamenteve shumica i drejtohen bankave për të marrë kredi që të marrin shtëpi.

“Rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës”, thotë Banka e Shqipërisë.

Vetëm në 8 muajit e këtij viti janar-gusht, bankat kanë dhënë për sektorin e pasurive të paluajtshme kredi në vlerën 6 miliardë lekë. Vetëm në muajin gusht për sektorin e pasurive të paluajtshme janë dhënë 2.9 miliardë lekë kredi duke u shtatfishuar në krahasim me muajin korrik.

Kredia për ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme ka ardhur në rritje, duke bërë që ekspozimi i bankave ndaj kësaj industrie të jetë shumë i lartë.

Në mënyrë që të shmangen rreziqet për dëmtim të bankave apo për rritje të kredive të këqija, banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore, për të kontrolluar kredi dhënien në këtë sektor.

Miratimi i kësaj rregulloreje i jep mundësi bankës së Shqipërisë të parandalojë rreziqe që mund të vijnë nga goditje të papritura që mund të dobësonin fuqinë paguese të bizneseve apo qytetarëve që kanë marrë kredi.

BSH bën rregullore kontrolli për kreditë, eksperti: Rrezik flluska financiare

Nëpërmjet rregullores së miratuar Bankës së Shqipërisë i jepet e drejta të vendosë tavane për kredinë që merr një individ apo biznes për pasuri të paluajtshme, duke caktuar kusht financimin e blerjes së një banese jo më shumë se X% e vlerës së saj.

Ndërmarrja e një hapi të tillë për ekspertin e ekonomisë Eduart Gjokutaj, vjen për shkak të rrezikut që në të ardhmen vendi mund të përballet me një flluskë financiare.

“Në kushtet kur sektori i pasurive të paluajtshme po pëson një shtrenjtim të tillë dhe ndërkohë që është rritur edhe kredia, jemi në kushtet e një rreziku ekzistent përsa i përket momentin për të mos vënë në vështirësi bankat. Rregullorja përcakton tavanet por pa specifikuar vlerat të ekspozimit bankar ndaj pjesë së kreditimit të pasurive të paluajtshme. Ky është një sinjal rreziku i cili mundet ti paraprijë fokusit të vendosur dhe krijimit të një flluske në të ardhmen”, shprehet eksperti Eduart Gjokutaj.

Transaksionet marramendëse të pasurive të paluajtshme

Për shkak të çmimeve marramendëse ku një metër katror në tiranë edhe në periferi ka arritur 1000 euro metri katror, ka bërë që vlera e transaksioneve në këtë sektor të kapi shifra rekord.

Bazuar në shifrat e Institutit të Statistikave në gjashtëmujorin e parë të këtij viti transaksionet e përllogaritura në aktivitetin e pasurive të paluajtshme kanë arritur në 657,6 milionë euro.

Në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar vlera e transaksioneve është rritur me 79.6 milionë euro.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: apartamenteCmimeTirane

Lajme të lidhura

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Para
Greqia ndalon Gold AG, i ndalohet hyrja përgjithmonë. Ja arsyeja

Greqia ndalon Gold AG, i ndalohet hyrja përgjithmonë. Ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi
Breaking Views

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Lexo më shumë
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com