GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtrenjtimi i energjisë po jep pasoja te bizneset, priten falimente të shumta

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kundër fiskalizimit, bizneset në protestë: Reflektim ose grevë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike ka rritur së tepërmi vështirësitë për fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit. Kompanitë pohojnë të shqetësuara se furnizimi me çmim 3-4 herë më të lartë se më parë ka shtuar kostot e prodhimit. Për të përballuar rritjen e lartë të tarifës të energjisë bizneset kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me zbatimin e masave lehtësuese. Javën e ardhshme pritet që shoqatat e bizneseve t’i prezantojnë qeverisë masa konkrete zbutëse ndaj sipërmarrjes të prekur nga çmimi i energjisë. Nikolla Tona, përpunues i mishit të fabrikës “Tona” tha për Monitor se shpenzimet e energjisë nga rritja e çmimit i janë shtuar 130,000 lekë në ditë. Z. Tona kërkon që qeveria të nisë diskutimet me sipërmarrjen për marrjen e masave zbutëse, pasi për ta situata është e papërballueshme.

“Energjia është kosto bazë për fabrikën tonë, pasi përdoret jo vetëm në linjat e prodhimit, por edhe për ruajtjen e produkteve në dhomat frigoriferike. Nga rritja e çmimit të energjisë fatura nga 3,2 mln/muaj që paguanin më parë është 5,3 mln lekë/muaj, kur 25-40% e konsumit të energjisë për këtë vit është mbuluar nga pasqyrat foltaike (në varësi të kushteve atmosferike). E kemi të pamundur të amortizojmë rritjen e kostos nga çmimi i energjisë. Jemi në luftë për të mbijetuar, pasi rritja e çmimit të energjisë ka krijuar gjendjen e para falimentit”.

Kompania “Tona” është lidhur me tensionin e mesëm të energjisë 20 kilovat 11,2 lekë për kilovat kurse tani çmimi është 25 lekë/kv. Administratori i kompanisë pohon se rritja e çmimit në këto nivele është vrastare për industrinë e përpunimit të mishit. Kërkesa e tyre është për marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar shtrenjtimin e çmimit, qoftë duke e shpërndarë rritjen edhe për tarifën e energjisë të familjarëve.
“Bizneset përpunuese nuk mund të përballojnë rritje çmimi më të lartë se 20%. Nëse qeveria nuk merr masa për amortizimin e rritjes të çmimit do të ketë falimentime zinxhir të fabrikave përpunuese. Prodhuesit e kanë të pamundur që shtimin e kostove ta transferojnë te rritja e çmimeve të produkteve, pasi automatikisht do të favorizohej rritja e shitjeve të mallrave të importit. Produktet e rajonit do të shiteshin me çmime më të lira se ato vendase, pasi kostot e prodhimit nuk janë prekur nga rritja e lartë e çmimit”.

Industria po vuan edhe rritjen e çmimeve të lëndës ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe produkteve të tjera të mishit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Shtrenjtimi i energjisë është shqetësues edhe për fabrikat e përpunimit të qumështit që po vuajnë shtimin e kostove prodhuese edhe nga heqja e skemës të TVSh-së të rimbursueshme nga 1 janari 2022. Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” Saimir Begaj nënvizon se aktualisht po furnizohet me energji me çmim 3.5 herë më të lartë se një vit më parë. Kompania dalë në treg të lirë për furnizimin energjisë në linjën 35kv në 2018.

“Vjet në muajin janar çmimin e energjisë e kemi blerë 9 lekë/kw, ndërsa për këtë vit është rritur 33 lekë/kë. Më shtrenjtë po blejmë edhe gazin dhe naftën. Në këtë situatë e kemi të pamundur të përballojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Këtë vit parashikojmë të kryejmë investime për sigurimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore, duke shtyrë për vitin tjetër investimet për rritjen e standardeve të produkteve”, shton z. Begaj.

Në mbrojte të bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë ERE miratoi çmime preferenciale për 7,740 biznese të lidhur me tensionin e mesëm 20,10 dhe 6 kv që për herë të para dolën në tregun e lirë nga 1 janari 2022. Këto biznese do të mbrohen deri në qershor nga rritja e çmimeve, pas këtij afati situata do të rivlerësohet. Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta deri më tani ka rezultuar nëntori 2021 me një tarifë 38.7 lekë/kwh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë.

Etiketa: BizneseCmimeenergjiafalimentimekostorritje

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse
Aktualitet

Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse

08:09 - 17/07/26
Para
Kryeministri i Australisë: Pushtimi i plotë i Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve

Kryeministri i Australisë: Pushtimi i plotë i Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime
Sport

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dërguar një mesazh të fortë përpara finales së Kupës së Botës ndaj...

Lexo më shumë
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com