GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtyhet gjyqi i ish Presidentit Trump për dokumentet sekrete

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet gjyqi i ish Presidentit Trump për dokumentet sekrete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqi i ish Presidentit Donald Trump në Florida për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vendosi gjykatësja federale e kësaj çështje të martën, duke ulur ndjeshëm shanset fillimit të njërit nga gjyqet për akuza penale para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Zoti Trump, i cili është në garë për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.

Gjykatësja federale Aileen Cannon, e cila u emërua nga zoti Trump në vitin 2020, tha të martën se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij.

Ish Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për 40 akuza federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga detyra në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i tërhequr ato.

Zoti Trump është kandidati i pritshëm republikan për president, që pritet të sfidojë presidentin demokrat Joe Biden, i cili e mundi atë katër vjet më parë.

Prokurori i posaçëm Jack Smith përballet me pengesa të mëdha për të çuar njërën nga dy çështjet federale kundër zotit Trump në gjyq përpara zgjedhjeve. Gjykatësja Cannon ende nuk ka vendosur për disa çështje ligjore thelbësore lidhur me çështjen e dokumenteve dhe ka sinjalizuar mbështetje për mbrojtjen e zotit Trump për disa çështje.

 

 

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës
Botë

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

15:14 - 20/11/26
Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë
Botë

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

09:15 - 20/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Para
Kurti i prerë: S’e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, absurde

Kurti i prerë: S’e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, absurde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji
Breaking Views

Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji

22:03 - 20/11/26

Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e produkteve që do të përfitojnë...

Lexo më shumë
Operacioni i Erion Veliajt caktohet më 23 nëntor/ Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente

Operacioni i Erion Veliajt caktohet më 23 nëntor/ Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente

21:25 - 20/11/26
Ministri gëzon për 7 milionë euro buxhet, Kosova nuk ndihet për 70 milionë!

Ministri gëzon për 7 milionë euro buxhet, Kosova nuk ndihet për 70 milionë!

21:18 - 20/11/26
Djali fiton duelin me të atin/ Glen Daja triumfon, Elbasani i rrëmben fitoren Dinamos në minutat e fundit

Djali fiton duelin me të atin/ Glen Daja triumfon, Elbasani i rrëmben fitoren Dinamos në minutat e fundit

21:18 - 20/11/26
Aksident në Porto Romano/ Motori përplaset me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

Aksident në Porto Romano/ Motori përplaset me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

21:06 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com