GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shtyhet gjyqi i të akuzuarve të Banjskës: Tre në sallë, 42 në arrati

17:20 - 25/09/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet gjyqi i të akuzuarve të Banjskës: Tre në sallë, 42 në arrati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës të mërkurën ka nisur gjykimi për rastin e Banjskës. Nën masa të rrepta sigurie, tre prej 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit u sollën në sallën e gjyqit.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq të arrestuar një vit më parë janë të vetmit që mund të paraqiten në gjykimin e tyre, pasi 42 të akuzuarit tjerë, përfshirë edhe Milan Radoiciqin janë në arrati. Prandaj, Gjykata mori vendim për të veçuar procedurën penale ndaj tyre.

Gjyqtari Arben Hoti thotë: “Veçohet procedura penale bazuar në nenin 35 të kodit të procedurës penale për shkaqe të arsyeshme për arsye të mosprolongimit të çështjes ndaj personave që janë në masën e paraburgimit”.

Për të akuzuarit tjerë, prokurori special Naim Abazi kërkoi që të nis gjykimi edhe ndaj tyre, në mungesë: “Meqë tani të pandehurit ngarkohen me vepra penale kryerja e veprave terroriste, në kuadër të kësaj vepre penale është paraparë edhe vepra e vrasjes së rëndë, e cila vepër penale sipas këtij kodi nuk parashkruhet, konsiderojmë se ky gjykim nuk mund të parashkruhet, konsiderojmë se ky gjykim mund të bëhet në mungesë”.

Megjithëkëtë, gjykata e shkallës së parë do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për sqarime për mundësinë e gjykimit në mungesë.

“Gjykata e shkallës së parë në lidhje me zbatimin e neneve për gjykimin në mungesë, konsideron se interpretimi gramatikor ose gjuhësor i këtyre dispozitave nuk është i mjaftueshëm dhe krijon paqartësi”, shton Hoti.

Sqarimi i këtyre çështjeve i la hapësirë nisjes së seancës fillestare ndaj tre të akuzuarve që ishin prezent në sallën e gjyqit, por edhe kjo seancë u shty për datën 9 tetor, pasi mbrojtja e të akuzuarve u ankua se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar shkresat e lëndës.

Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, duke përfshirë edhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiqin për sulmin terrorist të Banjskës. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale të rënda kundër rendit kushtetues, terrorizmit, financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave.

Më 24 shtator të vitit 2023 policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zvecanit nga një grup terrorist, aty mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

gijotina.com/

Etiketa: gjykimigrupi i Banjskës

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
SPAK jep detajet e operacionit ndërkombëtar, dy trafikantë droge arrestohen në Shqipëri

SPAK jep detajet e operacionit ndërkombëtar, dy trafikantë droge arrestohen në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com