Është shtyrë procesi i marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.
Marrja në pyetje e Rakip Sulit ishte planifikuar ditën e sotme (1 nëntor) në ambientet e SPAK në orën 11:00, ku pritej të jepte shpjegime në lidhje me një hetim për shpërblimet e tërmetit.
Kryebashkiaku Rakip Suli do paraqitet në SPAK në datën 6 nëntor, ora 11:00. Shkak mësohet se është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë.
Në datën 11 shtator është depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut socialist nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion.
Discussion about this post