GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO shtyn seancën për Berishën, ja kur do të zhvillohet/ Ndryshon edhe avokatin

19:36 - 25/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për vlerësimin e dy masave të sigurisë që i janë caktuar paraprakisht nga GJKKO, do të zhvillohet të enjten.

Edhe ditën e sotme duket se ka dështuar tentativa e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të zhvilluar një seancë normale, edhe pse gjyqtarja Irena Gjoka caktoi një avokat kryesisht për të mbrojtur ish-Kryeministrin.

“Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi av Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10:00”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Duket se vendimi për të ndryshuar avokat ka ardhur pas reagimeve të shumta, që denonconin avokatin Artan Simoni të caktuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, për qëndrimin që ai kishte mbajtur në rrjetet sociale, ku pretendohej se me emërtesën “bishë” i referohej ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Megjithëse më pas u raportua se Simoni kishte fshirë nga rrjetet sociale postimin, duket se SPAK ka zgjedhur rrugën për të shuar zhurmën e krijuar, lidhur me seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Caktimi i një avokati kryesisht nga GJKKO ka ardhur pasi dy avokatët e Berishës, Sokol Mëngjezi dhe Genc Gjokutaj, u larguan nga senaca, për shkak se GJKKO refuzoi së pari kërkesën për t’iu drejtuar Kushtetueses që të interpretonte vendimin e marrë më herët nga Gjykata, me kërkesë të SPAK, për caktimin e dy masave të sigurisë ndaj ish-Kryeministrit duke anashkaluar autorizimin nga Kuvendi.

Kërkesa e dytë, që avokatëve iu refuzua po nga GJKKO, sipas Gjokutajt, kishte të bënte me marrjen e materialeve dhe akteve në mënyrë elektronike.

Gjokutaj shpjegoi më herët se ata kishte tentuar të fusnin procesin në rrugën ligjore, duke e nxjerrë nga ngërçi ku e kishte future SPAK dhe GJKKO, me caktimin e masave kufizuese ndaj një deputeti, pa pasur autorizim nga Kuvendi.

Etiketa: berishaGJKKOKryesore1seanca

Lajme të lidhura

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO
Aktualitet

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26
Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat
Aktualitet

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

19:44 - 06/02/26
Para
Regjistrimi i Alibeajt në zgjedhje, Ivi Kaso: Vendim qesharak

Seanca ndaj Berishës/ Kaso rendit shkeljet e Irena Gjokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar
Breaking Views

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar

22:55 - 06/02/26

Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e...

Lexo më shumë
Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com