GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shtyhet seanca për të akuzuarit e sulmit terrorist në Banjskë

11:10 - 25/09/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet seanca për të akuzuarit e sulmit terrorist në Banjskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë për 9 tetor seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë.

Shtyrja u vendos pasi avokatët e të akuzuarve Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç kërkuan më shumë kohë për të lexuar shkresën e lëndës dhe provat e Prokurorisë.

Fillimisht në seancën e nisur të mërkurën, gjyqtari Arben Hoti konstatoi se ka kushte për nisjen e shqyrtimit fillestar ndaj të pandehurve që gjenden në masën e paraburgimit. Për gjykimin në mungesë, të 42 personave të tjerë të akuzuar, do të kërkohet opinion nga Gjykata Supreme.

Paraprakisht, prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se pjesa tjetër e grupit terrorist nuk ka mundur të kapet për t’u sjellë në gjykatë. Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, mund të bëhet gjykimi në mungesë.

Kurse avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, ka thënë se s’ka faktorë që gjykata të vendosë të mos mbahet gjykimi në mungesë.

Gjykata po ashtu me fillim ka konstatuar që prokuroria e ka përmbushur obligimin për ofrimin e shkresës së lëndës palës së akuzuar, në mënyrë elektronike, edhe pse avokatët e të akuzuarve kërkuan që ato të dorëzohen në formë fizike.

Pas konstatimit të gjykatës se Prokuroria ka kryer obligimin për dorëzim të shkresës së lëndës, Pantoviç, avokat i njërit prej të akuzuarve, kërkoi që seanca të ndërpritet. Edhe avokati i Vladimir Toliçit, Milosh Deleviç, kërkoi më shumë kohë për përgatitje.

Prokurori Abazi i ka cilësuar të papranueshme kërkesat e mbrojtjes duke thënë se mbrojtja e ka pasur në dispozicion aktakuzën në afat të arsyeshëm.

Kurse gjykatësi Hoti ka thënë se nuk mund të paragjykohet se si do të deklarohen të pandehurit dhe si rrjedhojë u vendos që kjo seancë të vazhdojë më 9 tetor.

Etiketa: Banjskëseanca

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Sulmohet me armë zjarri zyra elektorale e Kamala Harris në Arizona

Sulmohet me armë zjarri zyra elektorale e Kamala Harris në Arizona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com