GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shtyu gruan shtatzënë për ti marrë sigurimin e jetës, burri dënohet me burgim të përjetshëm

15:50 - 27/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyu gruan shtatzënë për ti marrë sigurimin e jetës, burri dënohet me burgim të përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dënohet me burgim të përjetshëm një burrë që shtyu gruan e tij shtatzënë nga një shkëmb. Për pasojë, ajo humbi jetën dhe qëllimi i agresorit ishte që të merrte sigurimin e jetës.

Hakan Aysal, 40 vjeç, iu tha të martën se ai do të qëndrojë të paktën 30 vjet në burg përpara se gjyqtarët në Gjykatën e Lartë Penale të Fethiye, në Turqinë jugore, të rishikojnë vendimin.

Gjykata kishte dëgjuar më parë se Aysal e shtyu gruan Semra, 32, nga një shkëmb 1000 metra në Luginën e Butterfly, një vend shumë i bukur rreth 10 milje në jug të Fethiye në Turqi, në qershor 2018.

Aysal e kishte bindur gruan e tij, e cila kishte frikë nga lartësitë, për të bërë një selfie në buzë të shkëmbit para se ta shtynte atë. Më pas ai u përpoq të fitonte një pagesë sigurimi prej 40,000 paund, nga një policë që e kishte marrë pak kohë përpara se ajo të vdiste.
Hakan Aysal, 40 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm në Turqi pasi u shpall fajtor për shtyrjen e gruas 7 muajshe shtatzënë Semra, 32 vjeçe.

Aysal e kishte çuar gruan e tij në një vend shumë të bukur mbi 1000 metra lartësi mbi Luginën e Fluturave, në Turqinë jugore, në qershor 2018 dhe aty e ka hedhur poshtë shkëmbinjve atë. Policia u alarmua për vdekjen e dyshimtë, kur Aysal u përpoq të pretendonte për sikuracionin e jetës vetëm disa ditë pasi Semra vdiq.

Aysal, i cili fillimisht e mohoi vrasjen, u përpoq të apelonte në bazë të problemeve të tij mendore pasi u shpall fajtor disa javë më parë – por mjekët që atëherë e shpallën atë të shëndoshë mendërisht.

Ai u dërgua përsëri në gjykatë më 24 tetor në mënyrë që të konfirmohej dënimi i tij. Gjatë gjyqit, dëshmitarët treguan se si Aysal ishte ‘plotësisht i qetë’ teksa kërkoi ndihmë pasi Serma ra për vdekje.

Sait Erturk, një shofer kalimtar i cili u ndalua nga Aysal, e përshkroi atë si ‘të shkujdesur’ dhe tha se nuk erdhi me ta për të kërkuar trupin e gruas së tij.

  1. Erturk i tha gjykatës: “Unë isha duke i dhënë makinës atje kur pashë se dikush po më bënte me dorë dhe ndalova. Hakan erdhi dhe tha se gruaja e tij kishte rënë nga shkëmbi.

“Ne dolëm menjëherë nga makina dhe filluam ta kërkonim, por nuk mund ta shihnim nga ku ishim. Ne u përpoqëm t’i afroheshim skajit për një pamje më të mirë. Hakan nuk erdhi me ne atje poshtë. Aty qëndruam derisa erdhi policia.

“Hakan ishte shumë i shkujdesur dhe i qetë. Ai nuk po sillej si një burrë, gruaja e të cilit sapo kishte rënë nga një shkëmb.’ thanë dëshmitarët.

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Mos e lini kurrë karikuesin në prizë, nga çfarë rrezikoheni

Mos e lini kurrë karikuesin në prizë, nga çfarë rrezikoheni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com