GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shuajti familjen Gushi në Vlorë, Igli Madani merret i pandehur

19:57 - 28/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuajti familjen Gushi në Vlorë, Igli Madani merret i pandehur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Igli Madani, 23-vjeçari nga Tirana që përmes një aksidenti tragjik me makinën tip “Audi A8”, shuajti 4 anëtarët e një familje nga Patosi, është marë i pandehur nga prokuroria e Vlorës, për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ndodhi në 25 qershor 2021, në zonën e kripores në Vlorë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Eduard Gushit, Silvana Gushit dhe dy fëmijëve të mitur, Eva Gushi dhe Anastasia Gushit. Por përpos manovrave të rrezikshme që Madani kreu në rrugë, duke u bërë shkaktar i aksidentit, tashmë ai po kryen manovra juridike në gjykatë, me qëllimin lirimin nga qelia.

Kërkesa

Përmes avokatëve mbrojtës, Igli Madani, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë. Kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Vlorës. Sipas dosjes hetimore familja Gushi, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia në Shqipëri, ku po udhëtonin drejt Vlorës, për të qëndruar disa ditë me pushime.

Ekspertiza auto-teknike e kryer nga tre ekspertë, ka dalë në përfundimin se mjeti tip “Audi A8”, që drejtohej nga i pandehuri Igli Madani, ka lëvizur me një shpejtësi prej 160 km. Për shkak të kësaj shpejtësie, ekspertët thonë se është krijuar një goditje e fortë në mjetin tip “Toyota”, me të cilin lëviznin 4 anëtarët e familjes Gushi.

Edhe të plagosur

Në këtë aksident tragjik mbeti i plagosur dhe autori i këtij krimi, Igli Madani, si dhe dy shokët e tij, Fabio Lamaj dhe Glorsen Selimi. “Ora News”, mëson nga burime të sigurta se fillimisht kjo çështje penale, është dërguar në gjyq në muajin Maj 2022. Por gjyqtari Hektor Sinanaj, ka vendosur kthimin e akteve hetimore, me qëllim vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

Në vendimin e tij gjyqtari, ka kërkuar që prokuroria e Vlorës, të provonte përmes dokumentave shkresore, nëse autostrada Fier-Vlorë, është funksionale apo jo dhe pse nuk ishin vendosur, barrierat anësore në rrugë. Këto kushte kanë kërkuar dy muaj kohë për tu përmbushur dhe pas realizimit të tyre, sërish prokuroria ka marrë vendimin për dërgimin e dosjes në gjykatë, me të pandehur Igli Madani.

Tashmë kjo çështje ndodhet në proces gjykimi në seancën paraprake, ku pritet të zhvillohet në 17 janar 2023, për të vendosur nëse dosja do kalojë në gjykim themeli ose jo.

Etiketa: familjenGushiShuajti

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Arsyetim jo bindës i SPAK për të mbrojtur provat e Ahmetajt

Arsyetim jo bindës i SPAK për të mbrojtur provat e Ahmetajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com