GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një familje shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në banesën e tyre në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldaja e ngrohjes.

Fqinjët e familjes Kola në banesën e tyre në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit rrëfejnë se të ndjerët kishin emigruar prej rreth tre vitesh në Itali.

Më herët, familja kishte qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë.

“Këto janë plagët e emigrimit. I nisëm fëmijët me duart tona dhe tani na kthehen me arkivol”, shprehen fqinjët mes dhimbjes për mediat.

“Jemi të shokuar nga kjo tragjedi që ka ndodhur në fshatin tonë. Nuk gjejmë dot fjalë të shprehemi. Ka qenë një familje e mrekullueshme, e shkëlqyer, gjithmonë duke parë punën e vet. Emigruan në Itali, e sot humbën jetën. E morëm vesh lajmin përmes mediave. Jemi të tronditur.”, shprehen ata.

Viktimat janë identifikuar si Arti Kola, 48 vjeç (kryefamiljar), bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në momentin kur familja sapo kishte shtruar darkën. Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një sasi gazi ka rrjedhur nga kaldaja e ngrohjes, duke shkaktuar asfiksimin fatal të të gjithë familjarëve.

Ka qenë vëllai i kryefamiljarit ai që ka dhënë alarmin dhe ka njoftuar karabinierët. Sapo kanë mbërritur në banesën trekatëshe, xhaxhai dhe forcat e rendit kanë trokitur disa herë, por pa marrë përgjigje. Më pas, dera është hapur me forcë dhe brenda është konstatuar skena dramatike, ku katër anëtarët e familjes ndodheshin të pajetë.

Si pasojë e ekspozimit ndaj gazit dhe tronditjes së rëndë psikologjike, edhe xhaxhai i dy fëmijëve të mitur ka humbur ndjenjat para karabinierëve dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Cisanello-s.

 

Etiketa: familjeItalite aferm?

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?
Breaking Views

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, mësohet të jetë shoqëruar me debate...

Lexo më shumë
Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

19:50 - 14/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com