GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shuhet Gëzim Çela i revoltës së Spaçit, ish-i përndjekuri që kaloi 27 vjet nëpër burgje

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuhet Gëzim Çela i revoltës së Spaçit, ish-i përndjekuri që kaloi 27 vjet nëpër burgje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U shua sot, Gëzim Çela, ish-i përndjekuri politik që kaloi 27 vjet nëpër burgje dhe që përjetoi një kalvar traumash dhe dhimbjesh. Ai ishte 22 vjeç  kur u arrestua për “krimin e tradhtisë ndaj atdheut” përmes tentativës për arratisje, në 1 tetor 1957.

Ai u dënua me 12 vjet heqje lirie dhe në vitin 1971 u dënua përsëri me 8 vjet heqje lirie, me akuzën “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit.”

Çela u ridënua për herë të dytë, për pjesëmarrjen në revoltën e Spaçit, me 12 vjet heqje lirie. Në burgun e Spaçit hyri në vitin 1971 dhe doli në vitin 1984. Ishte ndër të parët që e kërkoi hapjen e dosjes së tij në AIDSSH.

Jetën e tij në kampin e punës së  burgut të Spaçit e shoqëroi gjesti human i një artisteje të madhe, si Vaçe Zela. Kitara e saj ishte një dhuratë ngushëlluese dhe ashtu si drita i ri përkarshi territ, ajo e ndihmoi të mbijetonte. Në tingujt e asaj kitare, Gëzimi dhe të tjerët, rezistuan dhe u revoltuan. Fati deshte të rindënohej, por shpëtoi nga dënimi me vdekje.

Me rastin e 50 vjetorit të Spaçit, në maj të vitit 2023, Gëzim Çela la dëshminë e tij mbi jetën dhe revoltën.

Gëzimi vinte nga një familje që regjimi e damkosi  me biografi të keqe që kur ishte 15 vjeç.  Krejt i pafajshëm, iu hoq bursa e studimit dhe askush nuk e punësoi. Arratia ishte shpresa e tij e vetme, por nga ëndrra për liri përfundoi në hetuesi. I burgosuri i ri politik ndërtoi Rinasin, hapi kanalet vaditës në Thumanë etj, punoi në miniera, dhe më pas përfundoi në Spaçi, dëshmitar dhe vuajtës i punës së rëndë të papaguar, të rrezikshme, i dhunës, i jetës së keqe si në higjiene e ushqim.

Ai la këtë mesazh për Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991: “Me gjithë përpjekjet që bëhen përditë, herë majtas, herë djathtas, kemi mbetur akoma tek ai sistem i vjetër. Është në interesin e shtetit  dhe shoqërisë sonë që ta bazojmë të shkuarën  në fakte, dokumente, vende kujtese siç është Spaçi. Burgu i Spaçit është monument që do t’i shërbente historisë së njerëzimit. Monumentet e kulturës që i përkasin sistemit të vuajtjes së njerëzve në sistemin komunist, siç janë kampet e përqendrimit, burgjet, duhet të ruhen edhe të shërbejnë për të kujtuar atë që ka ngjarë.”

Etiketa: Burgu i SpacitGezim Cela

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Para
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi!

Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com