GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shuhet në moshën 79-vjeçare shkrimtarja Meri Lalaj, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës

19:20 - 10/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Shuhet në moshën 79-vjeçare shkrimtarja Meri Lalaj, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare shkrimtarja, Meri Lalaj. Mësohet se ajo u infektua me Covid-19 rreth një muaj më parë dhe u shtrua në spitalin Infektiv.
Ndërkohë, që doli nga spitali pas një javë, por virusi i la pasoja në ezofag. Shkrimtarja u rishtrua rreth 3 javë më parë në QSUT tek pavioni i gastrologjisë. Të hënën doli nga spitali dhe u trajtua në një qendër për të moshuar. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ditën e djeshme u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa sot pasdite mbylli sytë në krahët e vajzës së saj të vetme. Shkrimtarja Lalaj njihet edhe si mikeshë e fëmijërisë e Helena Kadaresë. Javën e shkuar u botua dhe botimi i fundit i Meri Lalajt, ku ndau kujtimet e saj me Helenën dhe Ismail Kadarenë ndër vite.
Meri Lalaj ishte një grua mirënjohës kur la Spitalin Infektiv bëri dhe këtë shkrim për mënyrën si u trajtua nga bluzat e bardha.
“Ndonëse i pata bërë të tria vaksinat, u sëmura nga Covidi. Nuk doja të shkoja në spital, por kur arriti puna që nuk po merrja dot më frymë u detyrova dhe më morën me ambulancë. Tek porta e Spitalit Infektiv, kur më zbritën, një burrë më pyeti: “A ke varëse floriri, unazë etj?” “Jo,” u përgjigja duke menduar se shkaktohet ndonjë reaksion ndaj ilaçeve me këto mjete (pa e vrarë mendjen pak më tej). Pastaj më detyruan që ta lë çantën tek të afërmit sepse nuk lejohej asnjë lek me vete. U lejuan vetëm celulari, syzet dhe ilaçet e nevojshme. Ato çaste isha shumë e trullosur, por më vonë mendova si nuk pyeta “A lejohen librat?”.
Më futën tek Urgjenca e Infektivit e ndërtuar rishtas, aty dy djem infermierë veçanërisht Olsi Preza, i cili qëndroi pothuaj gjithë natës me mua, Olsi, i qetë, i përpiktë, serioz vijonte punën me mjekimin tim si ndonjë shkencëtar.
Në mëngjes më dërguan në pavijon Në vizitën e mëngjesit, ndonëse është pushim vjen Profesoresha Najada Çomo, “Lavdërime paç!” (sipas Dritëroit) doktoresha Najada! Është hera e parë që takohemi përballë njëra tjetrës: unë e sëmura dhe ajo mjekja. Vitin e kaluar ne të dyja ishim zgjedhur kandidate për deputete në Kuvendin Popullor në kahe të kundërt politikë, por unë e adhuroj dhe vlerësoj punën e saj aq të paepur. Dhe sa e mençur u tregua Profesoresha që megjithëse fitoi në zgjedhjet nuk pranoi që të bëhej një deputete e rëndomtë që tund e shkund një çantë të shtrenjtë dhe bën paradë mode në oborrin e Kuvendit Popullor, sepse Doktoresha Najada në personin e saj është sa për disa deputete, ajo ka zgjedhur profesionin e mrekullueshëm të mjekut në shërbim të të sëmurëve i është betuar Hipokratit dhe vijon me përkushtim punën e saj në ndihmë të të sëmurëve, është nga ata njerëz që shtyn përpara shoqërinë shqiptare.
U habita kur Profesoresha Najada erdhi për vizitën e mëngjesit edhe të Dielën e Pashkës Katolike, po kështu edhe të hënën që ishte pushim. Ajo vjen çdo mëngjes e shoqëruar nga shpura e infermierëve, të cilët e ndjekin me vëmendje dhe kujdes. Ecën korridorit të pavijonit shtatlartë, e shkathët, autoritare, flokëkuqe e veshur me kostumin mbrojtës të virusit dhe ashtu mua më duket si ato femrat kozmonaute që synojnë drejt qiejve, por edhe Profesoresha e ka “kozmosin” e saj, Spitalin Infektiv, të cilin drejton.
Erdhi ime bijë nga Gjermania dhe më solli një libër “Parimi i besimit”, shkruar prej gazetarit Georg Meck dhe kushtuar njërit prej njerëzve më të suksesshëm në Gjermani zotëri Ortëin Goldbeck, në kompaninë e të cilit ka fatin të punojë ime bijë. Ortëin Goldbeck ka thënë: “Të besosh te të tjerët dhe të gëzosh besimin e tyre kjo e ka pasuruar jetën time në shumë mënyra”. Mendoj se këto fjalë i përshtaten më së miri edhe Profesoreshës Najada Çomo, sepse ajo beson tek ekipi që drejton dhe ata ia shpërblejnë këtë besim me punën e tyre të palodhur. Duhet ta filloj nga pastrueset e pavijonit, të cilat e mbajnë xixë mjedisin. U habita kur çarçafët akull të bardhë i ndërronin çdo mëngjes. Të gjithë infermierët duken të bukur sepse kryejnë misionin e tyre fisnik me heshtje dhe durim.ndonëse me maska në fytyrë, ata punojnë me dashuri dhe sytë e tyre shkëqejnë kur të sëmurët përmirësohen. Në dhomën ku qëndroj unë në spital vijnë dy mjeke, njëra bjonde, Edlira Petoshati që kujdeset për miken time vlonjate Shpresa Dule, me të cilën i kalova ditët edhe duke këmbyer përvoja si nëna dhe gjyshe. Mjekja tjetër, brunja Migena Qato është mjekja që ndjek sëmundjen time, e vëmëndshme ndaj gjithçka në organizmin tim. Më tregoi kryeinfermiere Rita se kur epidemia ishte në kulmin e saj, doktoresha Migena mbajti në supet e saj të brishta gjysmën e rasteve që shtroheshin në pavijon.
Dua të përmend infermierët që më shërbyen: Flora që shpejt do të dalë në pension, Manjola (si emri i sime bije), Majlinda, Albana, Amarildo, Fatjoni, Onajda, Suada, Anisa, Blerina, Grizi (nuk e mbarova së lexuari librin), Malbora, korçarja gojëmbël që me qetësi e durim ndenji mbi dy orë me mua, Emiljana, dy Xhenit, veçanërisht, ajo më kaçurrelsja, Albina “qerpiklagura me vesë”, Aida përmetarja, Ledio që flet mirë anglisht (me thes kolonjari) dhe që më ndihmonte për të ngrënë, Florit i mbetem borxh sepse çdo ditë më blinte kafenë me paratë e veta tek klubi i spitalit, Dora e jashtëzakonshme, Sonila që gjente kollaj arteriet dhe Ilirjani që gjente venat, Klodi nga Burreli që lexon letërsi artistike dhe që dua t’i dhuroj një libër, vogëlushja Shqipe aq e kujdesshme… Të më falin në kam harruar dikë që janë aq të mirë dhe do t’i kem gjithnjë në mendje.
Së fundi: të shtrohesh në Spitalin Infektiv nuk je thjesht një numër në një kartelë mjekësore, por ndihesh Njeri i respektuar. Ju falenderoj ekipi i Covidit që më kthyet sërish në jetë”!

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Samitit i SEECP, Rama pritet nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis

Samitit i SEECP, Rama pritet nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com