GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Shuhet në moshën 82-vjeçare mjeshtri i pianos Maurizio Pollini

17:06 - 23/03/24
në Art & Kulturë, Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuhet në moshën 82-vjeçare mjeshtri i pianos Maurizio Pollini
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pianisti Maurizio Pollini vdiq në moshën 82-vjeçare. Një nga muzikantët e mëdhenj të kohës sonë dhe një referencë themelore në jetën artistike të Teatrit prej mbi 50 vjetësh, njoftoi sot ‘Teatro alla Scala’ në Milano, sipas “La Repubblica”.

Vitet e fundit, problemet e tij shëndetësore ishin shumëfishuar. Më 24 gusht 2022, recitali në Salzburg për nder të 80-vjetorit të Maestros u anulua në momentin e fundit për shkak të problemeve akute kardiovaskulare.

Gjithashtu, një koncert tjetër u anulua në fillim të tetorit të po atij viti me Orkestrën Simfonike të Çikagos me të cilën Pollini duhej të luante nën drejtimin e Riccardo Muti.

Më pas, në nëntor të po atij viti, për shkak të problemeve shëndetësore, Maestros iu desh të hiqte dorë nga një koncert bamirësie në Konservatorin Verdi në Torino në favor të Kryqit të Kuq dhe për viktimat e përmbytjeve në rajonin Marche.

Pas një përmirësimi shëndetësor, Maestro Pollini performoi së bashku me Orkestrën Maggio Fiorentino, të drejtuar nga Zubin Metha.

Pasi u diplomua në Konservatorin e Milanos, ku studioi edhe kompozicionin, Pollini fitoi Konkursin Chopin në Varshavë në vitin 1960. Me atë rast Arthur Rubinstein, anëtar i jurisë, pasi e dëgjoi tha, duke iu drejtuar anëtarëve të tjerë:“Ky i ri tashmë luan teknikisht më mirë se të gjithë ne!”.

Më pas, kritiku i muzikës dhe eksperti i pianistit Piero Rattalino, pasi ishte dëshmitar i performancës së “4 Studimeve nga Chopin” të njohura për vështirësinë dhe kompleksitetin e tyre tha: “Ky i ri ose do të bëhet pianisti më i madh në botë, ose do të përfundojë në një spital psikiatrik!”.

Duke filluar nga mesi i viteve 1960, Pollini nisi një karrierë të rëndësishme koncertesh, duke performuar me orkestrat kryesore evropiane, amerikane dhe aziatike.

Ai bëri debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1968, ndërsa në 1972 nënshkroi një kontratë ekskluzive me “Deutsche Grammophon” dhe në 1974 bëri turneun e tij të parë në Japoni.

Pollini u martua me pianisten Marilisa Marzotto dhe kane një djalë, Danielen, pianist dhe kompozitor.

Etiketa: Maurizio Pollinipiano

Lajme të lidhura

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen
Breaking Views

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

20:27 - 09/03/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës
Breaking Views

Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

22:40 - 01/03/26
Para
“Hë mbaruat”, mesazhet që çuan pas hekurave efektivin e policisë

"Hë mbaruat", mesazhet që çuan pas hekurave efektivin e policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Lexo më shumë
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com