GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shuma e depozitave të siguruara me ligj mund të rritet

23:13 - 01/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuma e depozitave të siguruara me ligj mund të rritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në banka e ka tejkaluar nivelin e 5% të vlerës së depozitave bankare të siguruara. Ky nivel pranohet përgjithësisht nga institucionet e specializuara si një shkallë minimale e nevojshme mbulimi që duhet të ofrojnë skemat e sigurimit të depozitave në banka.

Për këtë arsye, edhe ligji në fuqi “Për sigurimin e depozitave” përcakton se Agjencia e Sigurimit të Depozitave mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5% të mesatares së këtyre depozitave.

Duke parë rritjen e fondit të sigurimit të depozitave bankare në vitet e fundit, ASD po analizon mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të skemës. Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se aktualisht dy janë alternativat kryesore që po merren në konsideratë: ulja e primit të depozitave për bankat ose rritja e vlerës maksimale ligjore të sigurimit të depozitave bankare, vlerë që aktualisht është 2.5 milionë Lekë.

Ndërkohë, sipas ASD, çështja është ende në nivel analizash dhe ky institucion nuk ka shtruar ende propozime konkrete. ASD shprehet se çdo vendim për ndryshime në skemën e sigurimit të depozitave duhet të merret në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe institucionet e specializuara partnere.

Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi përkatës që administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave u rrit më tej vitin e kaluar. Sipas informacionit të ASD, në fund të vitit 2021, raporti arriti në 6.66%, nga 6.46% që pati qenë një vit më parë. Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.

Prej vitit 2014, ASD ka përdorur gjithashtu edhe linja krediti gatishmërie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje u rinovua sërish në fillim të vitit 2021 dhe ka si qëllim të pasurit e një fondi të disponueshëm, në rast se paraqitet nevoja për të kompensuar depozituesit e siguruar.

Ndërkohë, nëse marrim në konsideratë dhe linjën e kredisë prej 100 milionë euro që Agjencia ka përfituar nga BERZH, ky raport arrin në pothuajse 8.2%. Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit përllogaritet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm. Megjithatë, ligji “Për Sigurimin e Depozitave”, përcakton se ASD mund të ulë primin deri në 0.025%, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5% të mesatares së këtyre depozitave”.

Duke pasur parasysh se ligji e parashikon këtë mundësi, bankat tregtare kërkojnë nga autoritetet rregullatore uljen e primit të sigurimit të depozitave. Bankat argumentojnë se në vitet e fundit po përballen me një rritje të fortë të kostove nga masat e reja ligjore dhe rregullatore.

ASD po e vlerëson këtë mundësi, por paralelisht edhe atë të rritjes së vlerës maksimale të sigurimit të depozitave./ Monitor

 

Etiketa: depozitatligjrritetShuma

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
“Pajisej me përgjues në trup”/ Meta publikon email-in anonim që “alarmoi” Autoritetitin e Dosjeve

Si do të vijë ndryshimi? Meta: Unë dhe Berisha e mbajmë fjalën, Rama do ikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Lexo më shumë
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com