GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shumëfishohen kriteret e riskut për evazionin fiskal, këtë vit në hetim 339 mijë paga

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit do të ndryshojë kriteret e riskut për disa biznese që kryejnë evazion fiskal.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në objektivat për luftën ndaj informalitetit në dy vitet në vijim 2022-2024 referoi se kriteret e reja të përmirësuara të riskut për identifikimin e tatimpaguesve në mospërmbushje te detyrimeve tatimore do të kenë në fokus tatimpaguesit me rritje të te ardhurave, por ulje të detyrimit TVSH-së.
Tatimpaguesit që nuk deklarojnë shpenzimet për faturat e energjisë elektrike dhe tatimpaguesit me paga të nëndeklaruara për punonjësit e tyre do të jenë në fokus të kontrolleve për evazion fiskal.
Aktualisht kriteret e riskut për evazion fiskal kishin evidentuar sektorët e tregtisë, ndërtimit dhe turizmit për nivele të larta të shmangies në tatime dhe në paga.
Tatimet kanë programuar të aplikojnë 101 kritere risku qe parashikojmë të zbatohen plotësisht brenda vitit 2024, me përditësimin e Modulit të Riskut, në bazë të Projektit të Fiskalizimit dhe ndërthurjes me modulin aktual. Si fillim në vijimësi të punës së Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut do të aplikohen vetëm 44 kritere. Aktualisht janë aplikohen me pak kritere, rreth 30 të tilla.
Nëpërmjet planeve sektoriale administrata tatimore synon të identifikoje sektorë me risk kryesisht në nëndeklarimin e pagës reale apo mosdeklarim korrekt të numrit të punonjësve.
Kjo do të bëhet nëpërmjet të dhënave qe disponon administrata tatimore nga sistemet informatike tatimore, duke evidentuar ata tatimpagues që më parë kanë pasur një historik mospërmbushjeje të detyrimeve tatimore.
Këtë vit tatimet do të hetojnë nëndeklarimin e pagave e për rrjedhojë edhe fshehjen e detyrimeve për rreth 339 mijë paga në të gjithë vendin.
Më herët këtë aksion e ka lajmëruar edhe Kryeministri Edi Rama i cili pas publikimit të pagave për mbi 630 mijë punonjës në te gjithë vendin u bëri thirrje bizneseve që të deklaronin pagat e vërteta pasi do të ishin subjekt i hetimit tatimor.
Kontrollet do të fokusohen në evazionin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Synohet rritje e të ardhurave nga ky tatim sidomos në sektorin e ndërtimit, në reduktimin e punës së padeklaruar dhe nën deklarimet e ekonomisë cash dhe tatimin e çdo pasurie të pajustifikuar brenda dhe jashtë vendit.
Kontrolli përkon me daljen e listës së pagave, ku në shumë raste profesione si ekonomistë apo avokatë rezultuan që paguheshin me paga minimale. Mesa duket këtë evazion e “mësuan” kryeministri dhe tatimet, vetëm kur doli lista në publik!

Etiketa: evazionpagaTatimer

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Sulmohet taksisti në qytetin shqiptar, klientët e rrahin dhe i vjedhin telefonin

Hyn në fuqi udhëzimi, taksistët përjashtohen nga fiskalizimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vend të saj, në krye të institucionit është...

Lexo më shumë
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com