GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shumica mbështet Bashën”, Bejko: Berisha e kërkon PD-në t’i tregojë SHBA-së se nuk e nxjerrin dot nga loja

22:52 - 03/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza e Berishës për Bashës, Bejko: U trondita nga ajo që dëgjova, ai e ka mbështetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, në një intervistë për mediat tha se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashën.

Detyra e burrave të shtetit është të kapërcejnë mbi vetveten dhe primare të jenë interesat e përgjithshme dhe interesi personale të zerohen. Ne kemi të kundërtën, interesat personale prevalojnë mbi ato të demokratëve dhe shqiptarëve.”-tha Bejko.

Bejko deklaroi se kthimi i kujtesës së demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Berisha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet pas humbjes në 4 palë zgjedhjeve, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e skenarit të Berishës për të rimarrë Partinë Demokratike. Ai theksoi se Berisha është mjeshtër për të instrumentalizuar boshin e demokratëve pas humbjes më 25 prill.

“Demokratët kanë vuajtur për 8 vite, protesta, çadra, bojkote, përplasje me policinë, gaz lotsjellës, nga gazi i rëndë. Militantët kanë qenë të përjashtuar nga shoqëria, mezi presin pushtetin. Disa për poste” – theksoi Bejko.

Ndër të tjera Bejko tha se Berisha e do PD-në për t’i treguar SHBA-së se nuk e nxjerrin dot nga loja pas shpalljes ‘non grata’. Sakaq, ai u shpreh se gjen fakte plot për politikanë të korruptuar në Shqipëri por drejtësia është në gjumë.

“Argumentat e SHBA për shpalljen non grata, nuk janë pak. Për neve ngelen të pavërtetuara. Drejtësia shqiptare është në gjumë. Grupi parlamentar i PD është në shumicë me Bashën, edhe në Këshillin Kombëtar”- u shpreh Bejko.

Bejko është i mendimit se trupa e afërt e Bashës që disa prej tyre sot i kanë dalë kundër, janë të vendosur nga Berisha për të kontrolluar kreun e PD.

“Basha është në legjitimitetin e tij, sapo e mori mandatin. I votuar nga këta që i ka sot kundër tij. Trupa e tij e afërt ka kaluar te Berisha, do të thotë se Berisha i ka vënë aty për të kontrolluar Bashën”- tha Bejko.

Ai tha se kur të hapet gara për kryetar partie, le të kandidojë Berisha por shtoi se demokratët mund të zgjedhin errësirën, duke ju referuar ish-kryeministrit i cili është shpallur non grata nga SHBA. Roland Bejko theksoi se aktualisht nuk jemi në kushtet për të zgjedhur një kryetar të ri në Partinë Demokratike.

“Nëse demokratët duan një person të shpallur non grata, le ta zgjedhin. Nëse ata e duan errësirën. Nëse Basha nuk merr rezultat të mirë në zgjedhjet lokale, hajde bëhemi të gjithë dhe ai të largohet. Por pse të largohet se përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. “-tha Bejko.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë.

Nga ana tjetër, Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, kanë nisur edhe një betejë ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e PD.

Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi më 11 dhjetor 2021 ku ka shkarkuar Bashën. Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore të korrikut edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Basha nxori jashtë loje të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha.

Etiketa: Lulzim BashaPDRoland BejkoSali BerishaSHBAshumica

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Mjeku: Të hetohet për vjedhjen që bëhet me testet anti-covid

Testi në traget, 150 pasagjerë dalin me Covid-19

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com