GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Shuplakë” për qeveritarët, ku janë 60 mijë fëmijë shqiptarë?

14:24 - 31/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shuplakë” për qeveritarët, ku janë 60 mijë fëmijë shqiptarë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra fëmijë shqiptarë janë larguar nga shtëpia për të kërkuar azil në vendet e BE-ku pretendojnë se janë braktisur nga prindërit e tyre. Kërkesat për azil gjatë 10 viteve të fundit, kanë ardhur duke u rritur, duke krijuar një gjeneratë të fëmijëve të vetmuar dhe të pambrojtur nga dhuna, shfrytëzimi, skallëria dhe krimi. Nisur nga kjo situatë e jashtëzakonshme, CRCA/ECPAT Shqipëri do t’i kërkojë Kuvendit të ri ngritjen urgjent të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të evidentuar arsyet, shkaqet dhe përgjegjësit për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria!

Tiranë, 31 Gusht 2021 – Mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Shqipëria numëron gjithsejt në vitin 2021 rreth 656,441 fëmijë nën 18 vjeç. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se rreth 10 përqind e popullsisë së fëmijëve është larguar nga Shqipëria brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. Të dhënat bëhen publike nga Eurostat-agjensia e statistikave të BE-së.

Nuk ka asnjë të dhënë se cila është gjendja e këtyre fëmijëve dhe ku gjenden ata. Nga ana tjetër një largim kaq i konsiderueshëm paraqet një sërë rreziqesh ekononike, sociale dhe politike, si në planin afat-shkurtër ashtu edhe atë afat-gjatë të zhvillimit të vendit.

Nuk dihet se sa nga këta fëmijë e kanë përfituar të drejtën e azilit dhe sa prej tyre ju është refuzuar kjo e drejtë. Po sipas Eurostat, mbi 82 përqind e fëmijëve që kanë kërkuar azil janë nën moshën 14 vjeç. Rreth 45 përqind e fëmijëve të larguar janë vajza ndërsa 55% janë djem. Të gjitha këto të dhëna e bëjnë fenomenin e largimit të tyre edhe më shqetësues.

Numri më i madh i fëmijëve azil-kërkues i përket vitit 2015, me rreth 18 mijë fëmijë, ndërsa gjatë vitit 2020 mbi 1700 fëmijë aplikuan për azil për herë të parë në një vend të BE-së. Vendi më i preferuar nga fëmijët për të kërkuar azil është Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Belgjika.

Bashkimi Europian nuk ka një politikë të unifikuar përsa i përket azilit, ndaj qëndrimi i fëmijëve varet nga ligjet dhe politikat që zbaton secili vend anëtar. Kërkesat e fëmijëve që vijnë nga Shqipëria gjatë dhjetë-vjecarit të fundit, e rendisin vendin tonë në vend të 5-të, pas vendeve si: Afganistani, Siria, Iraku dhe Rusia.

Të gjitha këto të dhëna janë një “goditje” ndaj çdo qeveritari dhe politikani në Shqipëri dhe një kambanë alarmi për shoqërinë tonë! Ato flasin për një situatë të pashpresë për mijëra fëmijë anëmbanë Shqipërisë, të cilët shohin si zgjidhje vetëm largimin nga vendi i tyre për një jetë më të mirë. Ato flasin për mungesën e investimeve për ushqimin, mirë-rritjen, arsimimin, argëtimin dhe shërbimet shoqërore për fëmijët që nuk kanë me çfarë të jetojnë! Ato tregojnë historinë e dëshpëruar të mijëra fëmijëve e prindërve, të cilët mendojnë se shpëtimin nga mjerimi ku jetojnë mund ta gjejnë edhe te trafikimi, skllavëria apo shfrytëzimi!


Etiketa: AzilShqiperi

Lajme të lidhura

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Para
Ursula von der Leyen: BE arrin objektivin, 70% e të rriturve janë vaksinuar

Ursula von der Leyen: BE arrin objektivin, 70% e të rriturve janë vaksinuar

TË FUNDIT

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21,...

Lexo më shumë
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com