GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shushica nuk dorëzohet”/ Banorët sërish në protestë, dëbojnë makineritë nga kantieri

18:15 - 24/03/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shushica nuk dorëzohet”/ Banorët sërish në protestë, dëbojnë makineritë nga kantieri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e luginës së lumit të Vlorës, prej dy vitesh protestojnë në mbrojtje të lumit Shushica, u mblodhën sërish të hënën në Kuç.

Sapo panë që makineritë kishin nisur punën, banorët u mblodhën rreth kantierit duke kërkuar me vendosmëri që mjetet të largohen.

Protesta ja arriti qellimit, duke shënuar një fitore të vogël, por mjetet e rënda mund të rikthehen, e për këtë arsye vendosën të ngrenë një çadër, ku do të qendrojnë në ruajte të lumit.

Asllan, një banor i Kuçit i tha Citizens se komuniteti është kundër ujesjellësit të Himarës, pasi nëse ju merret uji, e gjithë lugina mbetet pa jetë.

“Shushica nuk ka ujë, ne duam që të ndalojnë punimet dhe të mos ndërtohet ujësjellësi aty, nuk ka prurje për të  dërguar ujin në Himarë, do të thahen gjithë fshatrat”, tha Asllani teksa shtoi se tre banorë do të rrinë në çadër me rotacion për të mbikqyrur nëse makinëritë do të rinisin punën.

Besjana Guri aktiviste e organizatës EcoAlbania u shpreh se nuk mund të lejojhet vijimi i punimeve në një Park Kombëtar.

“Vjosën e kemi fituar një herë, por me Shushicën duhet ta fitojmë edhe një herë. Së bashku me banorët kemi provuar çdo formë demokratike proteste nga peticionet deri tek gjykata, dhe kjo ishte një tjetër përpjekje për të ndaluar këtë projekt”, tha Guri për Citizens.

Dy vite më parë, më 13 mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij me rrjedhe të lirë Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi u shpallën Park Kombëtar duke përbërë edhe parkun e parë të një lumi të egër në Evropë.

Por prej kohësh parkut i shfaqen rreziqe të ndryshme. Përpos aktivitetit të kompanive, një nga deget e Vjosës, Shushica është e rrezikuar nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe i ujësjellësit të Himarës, që rrezikon ta thajë lumin.

Me një situatë të ngjashme po përballen dhe banorët e Tragjasit, të cilët protestuan të shtunën kundër një ujësjellësi që planifikohet të ndërtohet në Tragjas , duke marrë ujin nga lumi Izvor për të dërguar në zonat turistike të Dhërmiut, Draleos dhe Drimadhes.

Etiketa: protesteShushice

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Tripleta ndaj Islandës i sjell fat, Vedat Muriqi kërkohet nga ekipi i Seria A

Tripleta ndaj Islandës i sjell fat, Vedat Muriqi kërkohet nga ekipi i Seria A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com