GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shushica rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, banorët: Nuk do…

09:24 - 26/02/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shushica rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, banorët: Nuk do…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorë të Luginës së Shushicës dhe aktivistë të mjedisit po protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri të Himarës, që devijon këtë lumë për të furnizuar me ujë bregdetin turistik të jugut.

‘’Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Himarës, por jemi kundër që kjo të bëhet në kurrizin tonë” – shprehet Shyqyri Hoxhaj, banor i fshatit Kuç – Buronja.

‘’Ne aty pimë ujë, bagëtia po ashtu, me të vadisim tokat bujqësore” – shprehet më tej 67-vjeçari, i cili është lindur e rritur pranë Lumit të Vlorës, siç e quajnë vendasit Shushicën. Së bashku me Hoxhajn me dhjetra banorë të Luginës protestuan të shtunën (24.02) në urën e Laskos, që ndodhet fare pranë veprës së ujësjellësit.Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri.

Banorët pretendojnë se me ta nuk është mbajtur asnjë dëgjesë nga qeveria shqiptare për këtë projekt, që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe sociale.

‘’Ky projekt nuk na u komunikua kurrë. Ekzistenca e tij doli në dritë vetëm kur u shfaqën makineritë e ndërtimit. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa na marrin ujin” – u shpreh për DW shqip Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç.

Beteja për lumin Shushica vijon në gjykatë

Rreth 50 banorë të Luginës së Shushicës, së bashku me organizatën shqiptare të ruajtjes së natyrës ‘’EcoAlbania” kanë ngritur një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Agjencisë Kombëtare te Mjedisit dhe Bashkisë Himarë. Ata kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, të vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorimin e ujit nëntokësor. Seanca e parë gjyqësore nuk është zhvilluar ende. Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve që merren prej vitesh me studimin e Vjosës, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për këtë projekt është i pabazuar në prova shkencore.

“Në VMN argumentohet se sasia e ujit që do të merret nuk ndikon në ekologjinë e lumit. Kjo është e diskutueshme. Studimet e bëra mbi rrezikun e specieve të rralla nuk janë marrë parasysh”- shprehet për DW Shqip Aleko Miho, profesor pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. ‘’Projekti pretendon se ndërhyrja nuk është në zonë të mbrojtur, ndërkohë që Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës” – sqaron Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. Në rrezik është edhe statusi i Parkut Kombëtar të Vjosës, sepse Shushica është një nga tri degët kryesore të lumit Vjosa, që u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023, duke u bërë zona e parë e ruajtjes së lumenjve të egër në Evropë. Kjo do të thoshte jo vetëm një mbrojtje të ekosistemit lumor, por edhe mundësi zhvillimi për turizmin e të gjithë zonës.

Shushica rrezikon ta humbasë statusin Park Kombëtar

Me punimet e ujësjellësit të Himarës, që duhet të përfundojnë në gusht të këtij viti, Shushica rrezikon ta humbasë statusin Parku Kombëtar. “Kishim shpresa të mëdha për Parkun Kombëtar dhe prisnim se do të nxiste zhvillimin ekonomik. Nëse uji ynë tani hiqet dhe Shushica humbet statusin e Parkut Kombëtar, e ardhmja jonë ekonomike do të jetë në rrezik.” – shprehet Elidon Kamaj, kryeplak i fshatit Brataj.

Sipas ekspertëve të mjedisit dëmet mjedisore do të jenë në të gjithë gjatësinë e lumit. “Parku Kombëtar i Lumit të Egër bazohet në një ekuilibër ujor kryesisht natyror dhe të patrazuar në rrjetin e tij lumor. Kjo është ajo që e bën këtë zonë kaq unike. Ky projekt devijimi e rrezikon të gjithë Parkun Kombëtar. “, tha për DW shqip Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch. ‘’Rreziku qëndron në mundësinë që devijimi i ujit në Shushicë të krijojë një precedent. Besueshmëria e të gjithë Parkut Kombëtar të Lumit të Egër është në rrezik”, sqaron Olsi Nika i EcoAlbania-s./DW

 

Etiketa: Banorëtpark kombetarprotesteshushica

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej
Aktualitet

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej

20:01 - 15/12/25
Para
EURO U-17 për vajza, Kombëtarja luan ndaj Izraelit në “Air Albania”

EURO U-17 për vajza, Kombëtarja luan ndaj Izraelit në “Air Albania”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com