GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Si abuzon Emiriano Sako me ushqimin e çerdheve, tenderi 400 milionë lekë shkon në KPP

14:57 - 09/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Si abuzon Emiriano Sako me ushqimin e çerdheve, tenderi 400 milionë lekë shkon në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët duhet ta mbajnë nën fre nxitjen që kanë për të abuzuar me fondet, sidomos në rastin kur objekti është ushqimi i fëmijëve dhe i nxënësve. Nëse kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, do të harronte shifrën e madhe që luhet pas këtij tenderi dhe do të ndërhynte, Qendra Ekonomike e Arsimit në Durrës nuk do ta zvarriste këtë furnizim. Në të kundërt, tenderi që ka zhvilluar stafi i Sakos është abuziv dhe plot me shkelje duke çuar në denoncime nga operatorët pjesëmarrës.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje ushqime për QEA” (Qendra Ekonomik e Arsimit në Durrës) dhe për të furnizuar me ushqime kopshte publike apo mensa për shkollat profesionale në Durrës, ku do të shpenzohen 400 milionë lekë. Janë vënë në dispozicion një shumë e madhe parash dhe duhet përgjegjësi që të garantohen ushqimet si makarona, djathë, vezë, mish, sallam, qumësht, perime, fruta, drithëra.

Por abuzimi që shoqëron procesin e prokurimit krijon një firo të fondit që përdoret dhe lë dyshime për cilësinë.

Denoncimi

ARGENT DACI, i cili operon si person fizik e ka ankimuar procedurën. Në fakt Daci nuk ka hallin që të zhvillohet një garë e rregullt dhe kopshtet të furnizohen sa më parë më ushqime, por nuk pranon dot faktin që këtë herë nuk është zgjedhur për bashkëpunim nga kryetarja Sako, e cila gjithmonë ia ka dhënë tenderat në tavolinë.

Në ankesën e bërë shohim se ai kërkon që tenderi të ndahet në disa lote pasi ka produkte të ndryshme, kjo rrjedhimisht do të shtonte edhe shpenzimet për blerjen e ushqimeve.

“Në këtë procedurë prokurimi kërkojmë ndryshimin e dokumenteve standarde të tenderit pasi bien në kundërshtim të hapur me legjislacionin për procedurat e prokurimit konkretisht kërkojmë që kjo procedurë të ndahet me lote”, thuhet në ankesë.

Epo Sako ka plan që këto 400 milionë lekë të mos i ndajë në lote, por t’ia bëjë paketë dhuratë firmës që ka parashikuar për kontratën. Gjithsesi për këtë duhet të presim dhe pak që KPP të marrë vendimin dhe Bashkia të shpall fituesin.

Tenderat e ushqimit përfitohen nga të njëjtët personazhe që ushqejnë korrupsionin e zyrtarëve me fondet. Sakaq, e dimë që Daci, personi që denoncon, njihet shumë edhe në Bashkinë Tiranë dhe atë Kamëz për tender abuzive me ushqimet. Një muaj më pari ai përfitoi 116 milionë lekë pa garë për ushqimin e çerdheve në Kamzë. Sigurisht janë miq të vjetër me krybashkiakun Rakip Suli. Katër vite më parë Suli e ka mbrojtur Dacin, kur ky i fundit u përballë me protestat banorëve që kundërshtonin ndërtimin e një thertoreje në Laknas.

Fitoi tenderin e mishit të burgjeve duke pasur vetëm 10 pula

Ndërkaq, Daci ka një mbështetje të fortë nga Jonaid Myzyri që drejton Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Një nga vendimet famëkeqe në favor të Dacit ka qenë në vitin 2022 kur fitoi tenderin e furnizimit me mish të burgjeve, kur në inventar kishte vetëm 10 pula.

Në vitin 2022, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kishte shpallur procedurën e prokurimit “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij” me një fond limit prej 314.572.580 lekësh.

Kjo agjenci, pas vlerësimit të ofertave, ka shpallur fitues ofertën më të ulët, atë të  kompanisë “Olta Sharra” me ofertë  rreth 246 milionë Lekë.

Skandali i këtij tenderi fillon në momentin, që njëri nga operatorët pjesëmarrës, Argent Daci, ankimoi vendimin.

Komisioni i Prokurimit Publik anuloi fituesin e parë dhe shpalli fitues Argent Dacin, me një ofertë 310 mijë dollarë më të lartë, se fituesja e parë.

Komisioni përbëhej nga kryetar Jonaid Myzyri, nënkryetar Fiorent Zguro dhe anëtarë Kreshnik Tërnova dhe Anila Malaj. Ky komision ka vendosur të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik Argent Daci, Po ashtu, Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi skualifikimin e tij dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara duke e kualifikuar operatorin ekonomik fitues. Së fundi, Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi kualifikimin ekonomik Olta Sharra duke e skualifikuar këtë operator ekonomik.

Operatori Argent Daci, sipas dokumenteve zyrtare, kishte vetëm 10 shpendë. Pra, një firmë me vetëm 10 pula në inventar dhe jep ofertën më të lartë shpallet fituese e tenderit, për të furnizuar me mish burgjet e vendit për dy vjet e me një shumë parash 2.7 miliardë lekë të vjetra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: argent daciEmiriana SakoQEAtender ushqime

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
VIDEO – Pamjet e fundit/ Momentet kur tre fëmijët ndjekin Alma Arrazin buzë Bunës

VIDEO - Pamjet e fundit/ Momentet kur tre fëmijët ndjekin Alma Arrazin buzë Bunës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më...

Lexo më shumë
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com