GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

11:52 - 16/10/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër tender me erë abuzimi dhe klientelizmi në Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka shpallur fituese kompaninë “INERTI” shpk për ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale të Burgjeve, me një vlerë kontrate prej 194 milionë lekësh pa TVSH (rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH), të financuar nga buxheti i shtetit.

Tenderi që nxori fituesin e paracaktuar

Tenderi me numër reference REF-60262-09-03-2025, me fond limit 296,309,312 lekë, është zhvilluar në datën 19 shtator 2025, me 14 kompani pjesëmarrëse.
Por menjëherë pas përfundimit të procedurës, OBP – institucioni që tashmë po përflitet si “çerdhe e korrupsionit të kontraktuar” – skualifikoi 13 nga 14 operatorët, me arsye teknike që ekspertët i konsiderojnë si të fabrikuara dhe selektive, për të shpallur fituese pikërisht kompaninë “Inerti” shpk.

Kjo kompani është e njohur për lidhjet e saj me grupin ekonomik të bashkisë së Tiranës dhe me rrjetin klientelist të Erion Veliajt, që prej vitesh kontrollon një pjesë të mirë të kontratave publike në ndërtim, mirëmbajtje dhe shërbime publike.

Skualifikimet e manipuluara

Në dokumentacionin zyrtar të OBP-së rezulton se kompanitë si:

• “Desaret Company” shpk & “Aurora Konstruksion” shpk,
• “Alko Impex Construction” & “MF Invest Group”,
• “Zdrava” & “Bajrami N.”,
• “G.P.G. Company” & “Senka”,
• si dhe “Pepa Group”, “Dion-Al”, “KACDEDJA”, “ASI-2A Co”, etj.,

janë skualifikuar në mënyrë masive me formulime identike: “me dokumentacionin ligjor dhe teknik të paraqitur në tender, nuk arrin të plotësojë kërkesat për kualifikim”.

Në disa raste, si tek “Zdrava” & “Bajrami N.”, është përmendur mungesa e një certifikate ISO të përditësuar – kriter i futur rishtazi në DST për ta bërë praktikisht të pamundur konkurrimin e shumë subjekteve ndërtimore shqiptare.

Në praktikë, një model i njohur në tenderat e OBP-së të drejtuara nga Arlinda Pogaj:

• futen kritere teknike të pajustifikuara,
• përdoren si justifikim për skualifikim,
• dhe më pas shpallet fituese kompania e paracaktuar, me një ofertë “magjikisht” të përshtatur brenda 93% të fondit limit.

Lidhjet e “Inerti” shpk me grupin e Veliajt

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Inerti” shpk është e regjistruar në Tiranë dhe ka marrë pjesë në një sërë tenderash bashkiakë dhe shtetërorë në vitet e fundit.

Burime pranë OBP-së dhe Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se pas kompanisë qëndrojnë persona të afërt me administratorë dhe ish-drejtorë të firmave që kanë fituar tendera në bashki, përfshirë emra të lidhur me rrethin ekonomik të Erion Veliajt.

Në disa tendera të mëparshëm, Inerti ka bashkëpunuar me “Ndërtim-TIR” shpk, “4A Konstruksion” dhe “Edil-Al”, kompani që përfshihen rregullisht në dosjet e prokurimeve të OBP-së dhe institucioneve të vartësisë së bashkisë.

100 milionë lekë më shumë nga oferta reale

Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese të “Inerti” është rreth 100 milionë lekë, çka ngre dyshime për manipulim të qëllimshëm të konkurrencës për të shmangur ofertat më të ulëta dhe për të maksimizuar fitimin.

Ekspertë të prokurimeve publike theksojnë se kur 13 nga 14 operatorë skualifikohen, kemi të bëjmë me një tender jo konkurrues dhe potencialisht të manipuluar.

Nga OBP në duart e “grupit të betonit”

Kjo nuk është hera e parë që emri i Arlinda Pogajt përmendet në afera tenderash.

Në muajt e fundit, Publik.al ka raportuar se OBP ka shpërndarë dhjetëra tendera në sektorin e ushqimit, shërbimeve dhe ndërtimit drejt kompanive që kanë lidhje familjare ose biznesi me figura të mazhorancës dhe drejtues të bashkisë Tiranë.

Burime të brendshme pohojnë se tenderi i poligonit të qitjes është pjesë e një marrëveshjeje “tresh” mes OBP, Drejtorisë së Burgjeve dhe kompanive të afërta me rrethin e Veliajt, për të siguruar një rrjedhë të re financiare në prag të zgjedhjeve lokale dhe për të rritur ndikimin ekonomik të rrjetit të betonit në tenderat e Ministrisë së Drejtësisë.

Tenderi për “Ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale” është shembulli më i fundit i mënyrës sesi shteti dhe institucionet e prokurimit janë kthyer në instrumente të kontrollit ekonomik të një grupi të ngushtë interesash.

Skualifikimi masiv i operatorëve, kriteret e manipuluara dhe përfituesi i paracaktuar janë shenja të qarta të një skeme sistematike korrupsioni dhe kapjeje të tenderave, ku Arlinda Pogaj vepron si “menaxhere politike e tenderave”, ndërsa kompanitë e lidhura me Veliajn përfitojnë miliona nga fondet publike.

Publik.al po ndjek hapat e mëtejshëm të këtij tenderi, përfshirë lidhjet e mundshme të “Inerti” shpk me kompani të tjera që kanë përfituar kontrata të ngjashme në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës shtetërore./Publik.al

Etiketa: Arlinda PogajInerti shpkKryesore1OBPtender

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Para
Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi

Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com