GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Si arrin të bëjë fushatën nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj 80 deri në 150 letra në ditë

23:01 - 26/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si arrin të bëjë fushatën nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj 80 deri në 150 letra në ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Meta, i cili garon në listën e hapur të opozitës në Qarkun e Tiranës, në një intervistë për A2 CNN ka treguar se si arrin të bëjë fushatë nga qelia e burgut, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar.

Meta tha se fushat po i ecën me ritme të shkëlqyera dhe se dërgon nga 80 deri në 150 letra në ditë, teksa synon që në javën e fundit të fushatës të arrijë deri në 200 letra në ditë.

Ai u shpreh i sigurt se Partia e Lirisë do të marrë 12 mandate të sajat në zgjedhjet e 11 majit, teksa 4 prej tyre i ka në listat e mbyllura.

Presidenti i Partisë së Lirisë tha që është i sigurt se forca politike që ai drejton do të marrë 12 mandate të sajat në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht se ai vetë ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar.

“Fushata ime ecën me ritme të shkëlqyera, nga 80-150 letra në ditë. Ajo filloi me 50-100 letra në ditë dhe do të përfundojë me 200 letra në ditë besoj. Po kështu jam I bindur se Partia e Lirisë ecën e sigurt drejt 12 mandateve të saj (4+8). Unë u rrëmbeva në 21 tetor në mënyrë banditeske, siç u rrëmbye Aldo Moro në Itali nga brigadat terroriste, pikërisht për shkak të 11 majit, që Rama të grabisë 1 mandat të katërt, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë.

Njerëzit e Partisë së Lirisë, kudo po punojnë në terren dhe më mirë se një pjesë e strukturave. Jam çdo ditë në kontakt me dhjetëra e qindra prej tyre. Që nga momenti i shpalljes së emrit në listat e hapura, dita ime ka ndryshuar shumë. Pasi prioriteti Nr. 1 është leximi i letrave që vijnë dhe shkrimi i letrave për bashkëpunëtorët, anëtarët e Partisë së Lirisë, por edhe shokët e miqtë  që nga fëmijëria, shkolla, gjimnazi, universiteti, sporti etj”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se koalicioni Shqipëria Madhështore ka nevojë për 84 mandate për të ndryshuar kodin zgjedhor që të zhdukin listat e mbyllura.

“Duam 84 mandate që të zhdukim listat e mbyllura që solli Edi Rama pa Edi Ramën. Se për të qeverisur do të na mjaftonin 71 mandate që janë të padiskutueshme. Nëse Edi Rama do i besonte sondazhet që porosit vetë, apo do e kishte lojën nën kontroll të plotë, si në 2021 kur kishte të kapur përmes McGonigal dhe McGonigal-es dhe kryetarin e PD do kandidonte i 18 ose 19 në Tiranë siç kandidoi i 8 në Durrës kur kishte qepur çdo gjë jo vetëm me bandat por edhe me Lulin që pranoi vonimin  e numërimit derisa LSI të “humbiste” mandatin për 90 vota. Edi Rama po shkon drejt një katastrofe edhe pse kjo është një garë e jona me një shtet mafioz të kapur totalisht prej tij” – tha Meta.

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit
Aktualitet

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
Para
FOTO/ Trump theu kodin e veshjes në funeralin e Papa Françeskut

FOTO/ Trump theu kodin e veshjes në funeralin e Papa Françeskut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com