GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si Bami organizoi hakmarrjen? Bashkoi forcat me Dukët, Doklen dhe armiqtë e Martinajt

23:12 - 20/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Metamorfoza’, Gazetarja: Ndreka nëse rrëfehet mund të japë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi i shpëtoi një atentati në afërsi të Urës së Tapizës, më 4 nëntor të vitit 2020, Durim Bami nisi të interesohej së kush e kishte organizuar sulmin ndaj tij dhe arriti ta zbulonte. Sipas SPAK, personat që kishin marrë pjesë në këtë ngjarje ishin Marklen Haka, Hektor Xheçuka, Albert Zaja dhe Florenc Kelmendi.

Ndërsa pas tyre ishte Arben Ndoka. Në këtë formë ai vendos të hakmerret, por nga ana tjetër edhe të parandalojë një sulm tjetër ndaj tij. Kjo edhe për arsye se kishte mësuar për një aleancë mes Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt.

Grupet kriminale që drejtohen nga Durim Bami, Leonard Duka dhe Endrit Dokle janë bërë bashkë për të realizuar vrasje. Në dosjen e SPAK, janë disa episode planesh për organizim vrasjesh, ku njëri prej tyre edhe atentati për të vrarë Arben Ndokën.

Nga ana tjetër një atentat për të vrarë Ervis Martinajn. Për vrasjen e Ndokës, rezulton të jenë angazhuar të paktën 4 persona, Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka.

Në një tjetër episod, pasi ka kërkuar informacione lidhur me automjetin nga ku e kishin qëlluar në atentatin e vitit 2020, Durim Bami nis bashkëpunimin për indetifikimin e personave tjerë që kishin marrë pjesë. Dy prej tyre ishte Erigers Mihasi, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt dhe Hektor Xheçuka. Ajo çfarë del në dosjen e SPAK është roli i dyfishtë i Marklen Hakës.

Ndonëse fillimisht akuzohet si një prej pjesëmarrësve në atentatin ndaj Durim Bamit, në vitin 2020 shihet duke bashkëpunuar me të. Një tjetër Konflikti i hapur mes grupeve kriminale të Durrësit, Tiranës, Lezhës dhe Niklës, ka shkaktuar dy të vrarë edhe gjatë këtij viti.

Më 15 mars ekzekutohet Gentian Bejtja, i cili në dosjen e fundit të SPAK del në krahun e Ervis Martinajt, Arben Ndokës dhe vëllezërve Avdylaj, duke bashkëpunuar për vrasjen e Durim Bamit. Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës pati dyshime që ishte realizuar nga vëllezërit Bami.

I fundit që u ekzekutua nga kjo përplasje, ishte Roan Brahimi, që njihej si rivali i Ervis Martinajt. Ai u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 majit 2024 në Greqi.

Roan Brahimi ishte akuzuar për vrasjen e Klisman Preçit, gjatë një atentati që synonte eliminimin e Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Pas vitit 2020, rezulton që nga të dy krahët të jevë vrarë 4 persona. Në fillim ishin njerëzit e Ervis Martinajt, më pas edhe armiqtë e tij.

Më 13 nëntor të vitit 2021 ekzekutohet miku i tij, Erigers Mihasi. Më 17 korrik 2022 ndodh goditja më e rendë për Ervis Martinajn, vritet kushëriri i tij,Brilant Martinaj. Nga ana tjetër, Roan Brahimi, i cili u vra në Greqi, ishte akuzuar për vrasjen e Klisman Preçit, gjatë një atentati që synonte eliminimin e Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Ndërkohë ata që krijuan të gjithë këtë përplasje, që duket se nisi në vitin 2017 në Lezhë kur u vra Aleksandër Ndoka, nuk janë kapur ende. Arbën Ndoka dhe Durim Bami vijojnë te jenë në arrati.

Etiketa: Durim BamiEndrit DokleKryesore1

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com