GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Si do jenë marrëdhëniet me qeverinë e re italiane? Rama: Berluskoni ishte i djathtë dhe…

19:06 - 09/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si do jenë marrëdhëniet me qeverinë e re italiane? Rama: Berluskoni ishte i djathtë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi raportet që do të ketë Shqipëria me qeverinë e re të Italisë, duke qenë se ajo i përket qendrës së djathtë. Në një intervistë për median SkyTg24, Rama u shpreh se marrëdhëniet nuk përcaktohen nga kahet politike. Kreu i qeverisë shqiptare solli në vëmendje raportet që ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i qendrës së djathtë, kishte me Fatos Nanon.

Rama: Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin që është përfaqësuesi i së djathtës. Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon. Ka pasur periudha kur në Itali kanë qenë qeveri të djathta ndërsa në Shqipëri kanë qenë të majta. Kemi lidhje të hershme historike, nuk ka ndarje kahesh politike. Çdo gjë që shihni në Tiranë si monument kulture, janë bërë nga arkitektët italianë. Nuk ka receta për të djathtën dhe të majtën.

Ndër të tjera, Rama foli edhe për raportin e Shqipërisë me Rusinë, pas luftës në Ukrainë. Ai shprehet se Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie të veçantë me Rusinë, pasi sipas Ramës, ata kanë bërë disa gjëra që kanë ndikuar tek vendi ynë.

Rama: Nuk do ketë forcë që do të na kthejë në të shkuarën. Demokracia është element që mbrohet më shumë se çdo vend tjetër. Ne nuk kemi raporte të veçanta me Rusinë sepse ka bërë disa gjëra që në njëfarë mënyre kanë ndikuar tek ne. Na ka bërë që të jemi vendi më pro amerikan. Sepse 50 vjet kemi qenë të bombarduar nga mëngjesi në darkë. Mos mendoni kurrë që t’i afroheni Amerikës se është e keqja më e madhe. SHBA tashmë është kthyer në mollën e Adamit. Kaluam nga vendi anti-amerikan në vendin më pro amerikan në botë. Është arsyeja pse ne nnuk kemi asnjë lidhje dhe asnjë raport me Rusinë.

Sepse e kemi patur në Bulevard deri në vitin 1990. Ne marrëdhëniet me Rusinë i kemi prishur në vitin 1960, kur erdhi Hrushov në Pushtet. Enver Hoxha e akuzoi atë si tradhtar. Ne e thoshim me zë të lartë këtë. Pas 1990 ne nuk kemi pasur asnjë prirje për t’u afruar me Rusinë. Nuk kemi të bëjmë me Rusinë nga asnjë lloj pikëpamje. Mund të qëndrojmë pa ta. Nuk kemi asnjë problem të vendosim asnjë sanksion ndaj tyre. Me Kinën kemi një marrëdhënie normale. Kina ka një prani të vogël. Ne me Kinën kemi pasur një martesë, kemi qenë shumë të afërt. Tashmë nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse asaj të hyrjes në Europë.

Etiketa: e reitalianeqeveriaRama

Lajme të lidhura

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
“Nuk mund të ketë dy lloje drejtësish”, Jorida Tabaku jep mesazhin domethënës

Shpronësimet për rrugën Thumanë–Kashar, Tabaku takon banorët: Rama zhvlerëson pronën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com