GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Si do të rrëzohet qeveria?”/ Klevis Balliu i bindur: Protestat do të jenë të jashtëzakonshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si do të rrëzohet qeveria?”/ Klevis Balliu i bindur: Protestat do të jenë të jashtëzakonshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka folur për aksionin opozitar për të rrëzuar qeverinë. Ai deklaroi se në plan të parë do të jenë protestat, të cilat do të vinë në formë të jashtëzakonshme. “Këshilli Kombëtar u mblodh dje për aksionin opozitar, bërthama është organizimi i të gjitha strukturave të PD për të angazhuar qytetarët në një aksion frontal përballë Edi Ramës. Kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë.

Është katastrofike t’i rrisësh çmimin e energjisë qytetarëve. Çdo familje sot do sulmohet me këtë reformë”, u shpreh ai. Lidhur me hetimin e SPAK për privatizimin e “Kompleksit Partizani”, Balliu tha se nuk asgjë për t’u hetuar, por bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Pjesë nga intervista:

Kur do fillojë aksioni opozitar?

Të gjitha deklarata që vijnë qoftë nga PD dhe PL, janë të koordinuara në bazë të diskutimeve që kemi bërë. Plani konkret i PD veç denoncimeve, është dhe aksioni në terren që ndahet në dy etapa, ajo e informimit të qytetarëve dhe nxjerrja  e një projekti opozitar për shembjen e qeverisë, që do të thotë protesta, por në forma të ndryshme.

Edhe ju edhe PL flisni për protesta, keni një datë se kur do të zhvilloni një protestë kombëtare?

Fillimisht  do informosh qytetarët, së shpejti do dalë dhe një datë për protestën, por duhet organizuar dhe e rëndësishme është fuqia që ajo do të ketë. Ju garantoj se ato protesta që do të nisin do të jenë të jashtëzakonshme dhe do të shkërrmoqin pushtetin e kësaj qeveria që ka mbi qytetarët. Sot tek ajo Dallëndyshe Bici ka banditë të dënuar për drogë, por askush nuk thotë asgjë për këto, për pedagogët u tregon dhunën e pushtetit. Në këtë kontekst janë mëse të nevojshme, janë protesta për Shqipërinë. Kur të nisin, do të jenë të vazhdueshme.

Po prisni të përfundojë hetimi për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani dhe më pas të nisni protestat?

Për atë pyesni Pandeli Majkon, se ai e ka filluar, kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen e inceneratorëve, aty ka ndodhur vetëm që prona i është kthyer pronarit, i kanë të gjitha dokumentet në rregull, shteti u ka dhënë pronën e tyre. SPAK nuk heton dot inceneratorët dhe ndaj nisin këtë hetim. Për hir të interesit kombëtar, është esenciale largimi i Ramës.

Po diskutohet në PD për zgjedhjet vendore?

Patjetër, opozita do të dalë me kandidatura të përbashkëta, në koalicion me partitë opozitare. Dje në mbledhje diskutoi edhe për kodin zgjedhor në PD. Ne po përgatitemi për primaret duke bërë kodin e ri për të vënë disa kushte, ngritjen e një komisioni. Ka një grup pune në PD që po merret.

 

Etiketa: Klevis BalliuOpozitaPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Përmbytjet problem në veri të Shqipërisë, banorët: Janë dëmtuar ura dhe…

Përmbytjet problem në veri të Shqipërisë, banorët: Janë dëmtuar ura dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com