GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Si duket mëkati ynë i padukshëm kolektiv?

17:41 - 06/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona, e veçanërisht në mëmëdhe, ka me qindra ‘intelektualë’, si për shembull filozofë, piktorë, shkrimtarë, aktorë, historianë…, të cilët kanë lënë pas vetes vepra për mburrje e që janë bërë madje edhe pjesë e thesarit botëror, por nëse i merr të gjithë ata dhe i ‘shkrinë’ në një kazanë, nga shkrirja e tyre nuk të mbetet thuajse aspak mendim kritik ndaj proceseve shoqërore, e që do i ndihmonte shqiptarët të kuptonin se çka është duke ndodhur me ta dhe jashtë tyre

Nëpër shoqëritë shqiptare, e posaçërisht në Shqipëri, ka me qindra ‘mendimtarë të pavarur’, të cilët nëpërmjet ekraneve televizive, thuajse për çdo natë, kuvendojnë për gjithçka, duke nisur nga seksi te mizat e deri te pasojat e globalizmit, por nëse i merr dhe i ’bluan’, nga ‘mielli’ i dal prej tyre, nuk mund të ‘ngjeshësh’ as katër pesë veta që nuk e kanë dhënë kokën me qira te ndonjë parti politike.

Nëpër trojet shqiptare, e veçmas në Tiranë, ka me qindra media, si për shembull televizione me godina të shtrenjta dhe studio marramendëse të nivelit botëror, por nga gjitha ato, të delë vetëm një RTSH si e kohës së Enverit, e cila nuk e ka redaksinë te Partia e Punës, por o te zyra e Piktorit, o te ajo e kryebashkiakut të Tiranës.

Dhe njësoj si njeriu që nuk është vetëm atë që shohim – dukja fizike – por edhe e padukshmja e tij, siç janë imagjinata, ndjesitë, epshet, pasionet, ëndrrat…., edhe shoqëritë nuk janë vetëm atë që duken, por edhe ajo që nuk shihet në to. Kështu që ‘Shqipëritë’ tona nuk janë vetëm e dukshmja e tyre, si për shembull hajdutëria, krimi, keqqeverisja, paligjshmëria…, por edhe e padukshmja në to, ajo që shpërfaq mëkatin tonë kolektiv, e të cilin e përbënë heshtja e elitave, mediat që e vënë popullin në gjumë me spektakle, mendimtarët që lirshëm e thonë atë që mendon partia…

Por megjithatë, ne vetëm shtiremi se nuk e shohim mëkatin tonë të padukshëm kolektiv, sepse pa ndalë përballemi më të. Ai ka fytyrën e burrështetasve tanë, si për shembull, atë të Piktorit në Shqipëri, i cili rrënon Tetarin Kombetar e ne heshtim, që e bashkon Ballkanin duke e përçarë shqiptarinë dhe që tallet me të gjithë ne ngaqë e dinë se ka të bëjë me ‘intelektualë’, ‘mendimtarë të pavarur’ e media që do e kritikojnë, që do ia thonë dhe do ia zbulojnë të gjitha keqbërjet e sotme, por nesër, pasi të bie nga pushteti.

 

Etiketa: Kim MehmetikolektivMekatipadukshem

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Sekuestrohen 52 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet transportuesi

Sekuestrohen 52 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet transportuesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com