GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Si e gjetën motrat Ristani “Eldoradon”: Nga drejtore dhe kryetare, anëtare bordesh, eksperte, këshilltare, paneliste…

17:01 - 17/07/25
në Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e gjetën motrat Ristani “Eldoradon”: Nga drejtore dhe kryetare, anëtare bordesh, eksperte, këshilltare, paneliste…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adriana Ristani, e listuar si përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), është larguar nga detyra.

Por kush është Adriana Ristani? Motra e madhe e Anuela Ristanit, kryetares së Bashkisë Tiranë. Një emër që shfaqet kaq shpesh në vendimmarrjet e shumё institucioneve. Në dokumentet zyrtare dhe portalet institucionale, ajo del si:

• Kryetare e Bordit të Administrimit në UPT (përfaqësuese e MAS),

• Anëtare e Bordit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (po ashtu me përfaqësim nga MAS),

• Eksperte e Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,

• Drejtoreshë e edukimit financiar dhe projekteve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF),

• Paneliste në forume për edukimin financiar, krah zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë.

Dhe këto janë vetëm rolet publike, të dokumentuara. Ka edhe të tjera, në hije. Dhe të gjitha këto, në të njëjtën kohë.

CV-ja “Ristani” sfidon orën biologjike 

Sipas të dhënave, karriera e Adriana Ristanit përfshin:

• Drejtore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) – 2016

• Drejtore e Spitalit “Mbreteresha Geraldinë” – 2016-2017

• Këshilltare në AMF – 2017-2018

• Drejtore në Departamentin e Projekteve dhe Edukimit Financiar në AMF – nga 2018 e në vazhdim.

E ndërsa mban një pozicion drejtues me kohë të plotë në një institucion të rëndësishëm financiar, si ёshtё Agjensia e Mbikёqyrjes Financiare, “motra e madhe Ristani”, arrin të marrë pjesë në borde të ndryshme, të shfaqet si eksperte antikorrupsion, dhe të përfaqësojë edhe një ministri që s’është as e linjës së punësimit të saj. Ҫfarё lidhje ka Agjensia e Mbikёqyrjes Financiare me Ministrinё e Arsimit?

Kjo ёshtё pyetje e vёshtirё, por ka edhe pyetje akoma më të thjeshta: kur e gjen kohën Adriana Ristani tё mbulojё gjithё kёto borde dhe ekspertiza?

A nuk ka ekspertë të tjerë në këtë vend? 

Apo ky vend i vogël me universitete publike, institute kërkimore dhe diaspora të tëra me doktorë të shkencave, nuk ka më asnjë emër tjetër, janё shterruar, për t’i thirrur kur bëhet fjalë për borde, projekte dhe ekspertiza të larta?

Pse gjithmonë të njëjtët njerëz? Pse gjithmonë të njëjtët mbiemra? Pse kudo Adriana Ristani?

Dhe për më tepër, kur “Ristani” rishfaqet edhe në reformat e drejtësisë dhe antikorrupsionit, ndërsa ushtron disa role të tjera që vetë ligji i konfliktit të interesit nuk ia lejon, situata bëhet estradё.

Kjo ndodh kur monitoruesit e korrupsionit mbivendosen me përfituesit e sistemit. Nuk është më thjesht një problem i nepotizmit. Kjo është kapje vertikale dhe horizontale e vendimmarrjes publike – nga familje të tëra, të cilat kalojnë nga një bord në tjetrin si të ishin duke hipur e zbritur nёpёr stacione të linjës urban rreth unazёs. Ndёrkohё bëhen edhe “ekspertë të nivelit të lartë” për të kontrolluar korrupsionin në sistemin që vetë e përfaqësojnë në disa nivele.

Në fund, kjo nuk është thjesht histori motrash simpatike e të shkathta, ku njёra bёn palestёr dhe pilates dhe tjetra jo, por ёshtё historia e një sistemi që pretendon se po reformohet, nga ana tjetёr u bёn “xhiro” tё njёjtёve njerëz që qarkullojnë në “unazёn” e pushtetit, si motrat Ristani.

Në Shqipëri, lufta kundër “tendave” ёshtё kthyer nё betejë ditore, kurse lufta ndaj karrierave korruptive nuk dёgjohet askund. Motrat Ristani, ju rrufisin taksapaguesve shqiptarё rreth 20 mijё euro nё muaj, vetёm rroga e shpёrblime, pa llogaritur xhirot me makinat e shtetit dhe benefite tё tjera, qё vijnё bashkё me to. /Prapaskena/

Etiketa: Adriana RistaniAnuela Ristani

Lajme të lidhura

Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin
Aktualitet

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
Viti i ri shkollor, shkollat 9-vjeçare e nisin me 125 mijë fëmijë më pak se 10 vite më parë
Aktualitet

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor

08:13 - 24/02/26
“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26
Para
Dy kompanitë e Dilaver Kamberajt dyshohet se trafikojnë kokainë përmes bananeve

Dy kompanitë e Dilaver Kamberajt dyshohet se trafikojnë kokainë përmes bananeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin
Aktualitet

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka kritikuar ashpër sjelljen dhe reagimin e kryeministrit shqiptar përballë tragjedive dhe problemeve madhore...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 24/02/26
Viti i ri shkollor, shkollat 9-vjeçare e nisin me 125 mijë fëmijë më pak se 10 vite më parë

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor

08:13 - 24/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

07:47 - 24/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026

07:42 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com