GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si e ‘gjeti’ oficeri i policisë motorin që u përdor në vrasje

16:49 - 27/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, jehonë në mediat greke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia në gjurmë të motorit, i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, ka qenë një rastësi. Në një moment kur policia dhe prokuroria e Lezhës, ishin në udhëkryq pasi kishin në tavolinë vetëm pamjet filmike dhe siluetën e personit që qëllon dhe largohet.

Për 48 orë me radhë policia ishte e paqartë dhe nuk kishte asnjë person të dyshuar, ndërkohë që pistat hetimore përshtjelloheshin me njëra-tjetrën, duke krijuar konfuzion mbi gjetjen e emrave që kishin kryer dhe organizuar vrasjen.

“Ora News” mëson se një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.

Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por fatmirësisht edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J….

Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.

Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim.

Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro. Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim.

Zbulimi i emrit të vajzës, çoi në ngritjen e dyshimeve të forta se vrasja e Nikulajt kishte të bënte me gjakmarrjen.

Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri.

Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.

Por Edmond Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit. Policia dhe prokuroria ka pasur informacion se motori fshihej në Kakarriq, pasi gjatë kontrollit në dy anët e lumit Drin, janë gjendur gjurmë të gomave të mjetit.

Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, rreth 100 metra larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq.

Tashmë për këtë çështje me vendim të gjykatës së Lezhës, është bërë shpallja në kërkim e Edmond Haxhisë, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim kryer për gjakmarrje”, vepër kjo e cila parashikon një dënim prej jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Etiketa: Kryesore1motorioficeriPolicia

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Skandal! Ja si blihen zgjedhjet me paratë e tërmetit

Skandal! Ja si blihen zgjedhjet me paratë e tërmetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Lexo më shumë
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com