GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Si e ndaloi CIA planin ukrainas për të sulmuar Moskën

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e ndaloi CIA planin ukrainas për të sulmuar Moskën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina kishte planifikuar një sulm të guximshëm ndaj Moskës për të shënuar përvjetorin e parë të pushtimit rus. Lajmi i bujshëm është zbuluar në dokumentet e Pentagonit të zbuluara së fundmi. Por sulmi masiv u anulua pasi Shtetet e Bashkuara ndërhynë dhe paralajmëruan Kievin se plani i tij mund të çonte në një luftë bërthamore midis Perëndimit dhe Rusisë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm së fundmi pasi Dmitry Medvedev, nënkryetar i këshillit të sigurisë të Rusisë ka deklaruar se bota është “sëmurë” dhe në prag të “një lufte të re botërore”. Përpara pak kohësh pati disa dronë ukrainas që u rrëzuan pranë kryeqytetit rus. Dyshimet ranë mbi Kievin edhe pse zyrtarët ukrainas mohuan të qëndronin pas tyre. Dronët shkaktuan shpërthim dhe zjarre në qendra tregtare si dhe objekte energjetike.

Planet për sulmin e 24 shkurtit ndaj Moskës ishin hartuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR). Ato u bënë publike në dokumentet e klasifikuara që Washington Post thotë se i ka parë. Shefi i inteligjencës së Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov udhëzoi oficerët e tij që të përgatiteshin për “sulme masive” me “gjithçka që kishte HUR” zbulohet në dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA.

Plans to attack the Russian capital were hatched by Major General Kyrylo BudanovGjeneralmajor Kyrylo Budanov

Përveç sulmeve ndaj Moskës, ukrainasit menduan gjithashtu edhe për goditjen e portit të Novorossiysk në Detin e Zi. Por zyrtarët në Uashington duket se i kanë kuptuar planet dhe janë shqetësuar se ato mund të kishin shkaktuar një përplasje më të gjerë ushtarake. Përpjekjet e para të amerikanëve për të bindur ukrainasit të tërhiqeshin nga plani duket se kanë qenë të pasuksesshme. Madje u zbulua se edhe shërbimi i sigurisë (SBU) i Ukrainës kishte gjithashtu plane për të sulmuar Moskën. Në këtë situatë CIA hartoi një raport ku shkruhet se “nuk ka asnjë të dhënë që SBU të ketë rënë dakord për të shtyrë planet e veta për të sulmuar Moskën”.

Më pas, dy ditë përpara se të ndodhte sulmi, CIA njoftoi se “HUR ra dakord, me kërkesë të Uashingtonit, të shtynte sulmet”. Edhe pse Ukraina u ndal në planet për të sulmuar Moskës për të shënuar pushtimin e Rusisë, menjëherë pas përvjetorit, një bazë ajrore ruse u trondit nga shpërthime masive pas një sulmi të dyshuar me dron. Dokumentet tregojnë se inteligjenca amerikane ka vijuar të përgjonte komunikimet e Budanov.

Black smoke seen billowing from a Russian airbase just after the invasion's anniversary

Ato zbulojnë gjithashtu tensionin midis Kievit dhe Uashingtonit mbi masën në të cilën armët e prodhuara nga SHBA mund të përdoren për të çuar luftën brenda Rusisë. Deri më tani, hezitimi për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F-16 është interpretuar si rrjedhojë e frikës së SHBA-së se ata mund të përdoren në sulme që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Moska është rreth 280 milje nga pika më e afërt në Ukrainë në një vijë të drejtë, por deri më tani nuk është goditur drejtpërdrejt edhe pse Kievi duket se po përpiqet vazhdimisht. Një dron i dyshuar ukrainas u zbulua vetëm disa kilometra larg kryeqytetit rus në një rrezik të ri potencialisht të madh për Rusinë të hënën.
Droni duket se ka shmangur mbrojtjen ajrore të kryeqytetit rus, e cila është forcuar masivisht javët e fundit. Lajmi vjen pas raportimeve se Ukraina po përgatitet për një sulm të madh për të rimarrë Krimenë dhe për të poshtëruar Putinin.

Etiketa: CIARusiUkraine

Lajme të lidhura

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit
Botë

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
REL: Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor
Botë

9 Maji kremtohet si Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian

09:29 - 09/05/26
Para
Aksident në Kukës, makina përplas këmbësorin

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari i dehur pret damarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26

Në Moskë është zhvilluar parada e Ditës së Fitores në një format të reduktuar, ndërkohë që ka hyrë në fuqi...

Lexo më shumë
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

14:45 - 09/05/26
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

14:10 - 09/05/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye

13:44 - 09/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com