GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Si e paralajmëroi Berisha shkarkimin e Bendos një javë më parë

15:25 - 23/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e paralajmëroi Berisha shkarkimin e Bendos një javë më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkarkimi i kreut të SHISH Helidon Bendo u paralajmërua nga ish-kryeministri Sali Berisha një javë më parë. Në një deklaratë për mediat më 16 dhjetori, ai u shpreh se në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën.

“Sot jam në këtë bisedë për të diskutuar me ju zhvillimet e fundit, ndër të cilët informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti dhe që mbron firmën i institucionit. Shefi i shërbimit informativ kombëtar propozohet nga kryeministri, por emërohet nga Presidenti dhe po me ligj ai iu raporton të dyve, informon që të dy”, deklaroi Berisha.

Berisha theksoi se ky është një akti i turpshëm, një akt që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, kushtetutë as parim dhe ky është Edi Rama.

“Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi, gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditeskt në qoftë se Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve, apo gjermanëve ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve. Pasi për aq kohë sa Elidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues, është një emërtesë kushtetuese, emërohet nga kreu i Shtetit dhe s’ka kërkush të drejtë pa pëlqimin e kreut të Shtetit me shkrim, dhe s’ka askush të drejtë as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe. Ky Kashani që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme, nuk ka qenë as informator i shërbimit, nuk ka punuar asnjë ditë dhe merr shërbimin si një militant i verbër me dy porosi, e para do lartësohesh në detyrë nëse zotohesh që nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo, është burimore, nuk ka ndodh kurrë që kur është themeluar shërbimi. Një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Qytetarët duhet ta dinë që pa komunikim me partnerët shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare”, tha kreu i PD.

Ai tha se Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. “Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?”, tha kreu i PD.

Sipas tij, Edi Rama do të kontrollojë çdo lloj kërkese apo forme bashkëpunimi me partnerët, çka është absolutisht e papranueshme.

“Një kryeministër sigurisht që duhet të dijë çdo aktivitet që lidhet me jetët e njerëzve. Ai duhet të dijë për çdo veprim që mund të vijë në kundërshtim me KEDNJ dhe Kushtetutën, por Shërbimi ynë Informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit, është thjeshtë mbledhës i informacionit. Ky u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere të kalojë direkt nga Edi Rama. Ai e përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj. Preokupimi im kryesor është që këtu s’ka ligj më. Në qoftë se Helidon Bendo është i rekrutuar nga shërbimet e vendeve partnere, ai shkon në gjyq. Të përdorësh ti shkëmbimin e informacionit si dëshmi për rekrutim, kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: ish kryeministerPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Krizë mes çiftit? Getinjo përzë nga krevati Vivienin

Krizë mes çiftit? Getinjo përzë nga krevati Vivienin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com