GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Si i fitoi i biri 200 mijë dollarë?” Balliu: SPAK të hetojë Gonxhen

11:25 - 16/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si i fitoi i biri 200 mijë dollarë?” Balliu: SPAK të hetojë Gonxhen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliu i kërkoi Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion hetimin e menjëhershëm të kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për tenderat qindra milionëshe që ai menaxhon.

“Në datën 30.08.2023 Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhi kontratë në nr. 18631/64 prot, me objekt: “Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”, objekt multifunksional në interes publik, për Shërbimet Qëndrore të Transportit Rrugor”, vlera 8.6 MILIARDË LEK (te vjetra dhe me tvsh), kohëzgjatja e kontratës 18 (tetëmbëdhjetë muaj) nga data e fillimit të punimeve sipas grafikut të punimeve. Zbatuesi i punimeve (kontraktori “HASTOÇI” shpk).

Sipas dokumenteve të tenderit, godina do të ketë 6105 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe do të kushtojë 8.2 milionë euro. Pra, rreth 1350 euro për metër katror. Pa asnjë shpenzim për tokën, sepse trualli është i shtetit. Po si përllogariten këto shifra?

A kanë lidhje këto me tregun aktual apo shërbejnë vetëm për t`u vjedhur pavarësisht se ligji shkelet me të dyja këmbët?

A ekzistojnë më intstitucione ligjzbatuese në këtë vendin tone për të  vlerësuar këto lloj shkeljesh, apo Blendi Gonxhe mund të  vazhdojë  i qetë  të  fryjë  fondet e më pas t’i përvetësojë ato pa u shqetësuar (duke qenë  se kostot reale të  implementimit të  kontratave janë  shumë  herë  më  të  ulë ta) si të  ishin trashëgimi personale.

Po çfarë detyrash ka mbajtur së fundmi Blendi Gonxhja?

Nga Gushti 2015, Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.

Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë,

Nga Nëntori 2018 e në vijim, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aktualisht pronar në:

ALBARENT shpk

Objekti: Dhënia me qira e makinave, motoreve, minibus, autobus, jahte, mjete lundruese etj, si dhe tëgjitha llojeve të tjera të mjeteve motorike, personave të tretë. Tregtim, shërbim me qera, me drejtues mjeti, për çdo mjet të lëvizshëm të lejuar për qarkullim, shërbim taksi, shërbim urban, ndërurban, ndërkombëtar, ndërkontinental, etj. Pronar 100% Blendi Gonxhja

Pas vitit 2012 nuk paraqitet asnjë bilanc i deklaruar pranë QKB.

Objekti i kësaj shoqërie tregtare lidhet drejtëpërdrejtë me detyrën aktuale që mban Blendi Gonxhe …

2014 – 2023 përfitoi 135 transaksione vlera 198 milion lekë (të vjetra) kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, por edhe Agjencia e Zhvillimit Rajonal nr.2 Tiranë (3535), apo Agjencia Kombetare e Turizmit, Aparati Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Si anëtar i rrethit të ngushtë  të  Ramës, Blendi Gonxhja nuk kishte si t’i shpëtonte bashkë vjedhjes me Integrated Energy BV SPV . Nga 2019 deri 2021 kompania Albarent e Blendi Gonxhes është paguar rregullisht edhe nga koncesionari Integrated Energy Bv Spv për marrje automjetesh me qira kundrejt vlerës 151 milion lekë (te vjetra).”, tha Balliu.

Etiketa: DenoncimiKlevis BalliuPD

Lajme të lidhura

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…
Breaking Views

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

19:24 - 30/03/26
Dy drejtues të degëve në Krujë përplasen me Nokën në selinë e PD, ndërhyn Berisha
Breaking Views

Dy drejtues të degëve në Krujë përplasen me Nokën në selinë e PD, ndërhyn Berisha

17:18 - 30/03/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Para
Ardit Bido -Arian Çanit: Fredi Beleri ndërhyri për ty që të merrje…

Ardit Bido -Arian Çanit: Fredi Beleri ndërhyri për ty që të merrje...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…
Breaking Views

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

19:24 - 30/03/26

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër...

Lexo më shumë
Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

19:10 - 30/03/26
I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26
Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

17:54 - 30/03/26
Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

17:46 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com