GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Si i keni raportet me Edi Ramën? Osmani nuk kursehet: Po i shpëton “fytyrën” Serbisë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si i keni raportet me Edi Ramën? Osmani nuk kursehet: Po i shpëton “fytyrën” Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në New York, ka dhënë sot një intervistë, ku ka folur për shumë tema aktuale. Ndër të tjerash, ajo u pyet edhe për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili para disa ditësh tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Osmani nuk tregoi se a është takuar me Ramën në New York dhe se a pritet të përmirësohen raportet mes tyre, mirëpo, ajo tha se mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare, derisa shtoi se raportet ndërpersonale mes politikanëve janë “komplet të parëndësishme”.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale mes politikanëve janë komplet të parëndësishme, por çka është e rëndësishme janë raportet mes shteteve”.

Presidentja tha se ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj.

“Unë kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj, të cilin dua ta falënderoj që që nga fillimi i mandatit të tij ka bërë çmos që Kosovës t’i dëgjohet zëri edhe në raport me shtete me të cilat ne akoma nuk kemi raporte bilaterale. Sa herë kemi pasur nevojë për të, kemi mundur të llogarisim në të”.

Ajo tha se “nuk është aspak e drejtë” që të arsyetohet Serbia se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Siç duket kjo është një përgjigje për Edi Ramën, pasi ai disa ditë më parë (14 shtator) tha se nuk duhet bërë presion ndaj saj.

Sipas Osmanit, “kjo shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviçit”.

“Prandaj po them që raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë të rëndësishme dhe jo raportet mes politikanëve individual. Unë e përmenda se cilat janë dallimet tona, unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë pavarësisht se a janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut Mali i Zi, Presheva, shndërrohen në apologjetikë të politikave të Serbisë, është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës, qoftë shqiptarëve. Nuk mendoj se është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet proruse e Serbisë, nuk mendoj aspak se është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, sepse kjo pastaj shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviçit. Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në ‘spastrim etnik’, pasi ajo që ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë”, tha Osmani në VOA.

Kryeministri Rama, më 14 shtator, tha se nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Pasi në një pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republika Sërpskasn në Bosnjë-Hercegovinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta mbajtur kërcënimin e mundshëm larg Ballkanit. Për këtë arsye, nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, pasi pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë”, ka thënë Edi Rama. /GazetaExpress/

Etiketa: Edi RamaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare
Breaking Views

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…
Breaking Views

“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…

20:30 - 26/06/26
Para
Grusht shteti në Kinë? Mediat: Gjenerali ka marrë “frenat” në duar

Grusht shteti në Kinë? Mediat: Gjenerali ka marrë “frenat” në duar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës
Sport

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26

Një tjetër dështim dramatik për Uruguain. Për të dytin turne radhazi, dy herë kampionët e botës janë eliminuar që në...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Qershor 2026

07:29 - 27/06/26
Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet