GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si i shpëtoi burgimit të përjetshëm “Eskobari” shqiptar, detajet e reja nga dosja e Agim Çermës

13:27 - 21/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si i shpëtoi burgimit të përjetshëm “Eskobari” shqiptar, detajet e reja nga dosja e Agim Çermës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e Agim Çermës, i arrestuar pak ditë më parë në Kolumbi si kreu i një grupi që merrej me trafikun e kokainës. Në dokumentin e siguruar nga ABCnews, thuhet se Gjykata e Elbasanit, e ka dënuar përfundimisht me 11 vite e 8 muaj burg për vrasje me dashje. Ky vendim është dhënë nga Shkalla e Parë më 25 Shkurt 2003. Çerma u shpall fajtor për vrasjen e Gëzim Liçit në Elbasan, në 1997-ën.

Fillimisht, në ’98 ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Shkalla e Parë e këtij rrethi, por pas arrestimit, ai nisi një kalvar të gjatë nëpër gjykata. Vendimin ai e ankimoi në Apelin e Durrësit dhe në Gjykatën e Lartë, kërkesa që iu refuzuan. Në Nëntor të 2002-it, Gjykata Kushtetuese e kaloi dosjen për rigjykim edhe një herë në Gjykatën e Elbasanit për shkak se vendimi burgim i përjetshëm ishte dhënë në mungesë.

Vendimi i gjykatës së Elbasanit mori formë të prerë më 01 Korrik 2003 dhe Çerma ka filluar ta vuajë dënimin më datë 18 Dhjetor 2001, ditë kur është arrestuar. Këtë dënim ai e ankimoi sërish në Apelin e Durrësit dhe Gjykatën e Lartë. Të dyja këto institucione lanë në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit. Por, kur i kishin mbetur për të vuajtur dhe rreth 1 vit e 9 muaj e 8 ditë burgim, Agim Çerma iu drejtua Gjykatës së Lezhës për të fituar lirinë para kohe. Kërkesa mban datën 21 Mars 2012. Çerma pretendonte se kishte vuajtur fizikisht më tepër se ¾ e dënimit.

Në kërkesën e tij për liri, Agim Çerma kishte paraqitur edhe një raport mjeko ligjor, ku pasqyrohej fakti se nëna e tij, Fatime Çerma ishte e sëmurë me diabet dhe se jetonte në një banesë me qira dhe kishte një pension prej 5000 mijë lekësh. Ndërsa në një raport konfidencial thuhej se Agim Çerma kishte probleme me shëndetin, pasi vuante nga shikimi dhe se do të bëhej operim në qoftë se do i pranohej kërkesa për liri.

Kërkesa e tij u pranua nga gjyqtarja Parashqevi Ademi më 14 Maj të 2012-ës, e cila vendosi lirimin me kusht të Çermës dhe pjesën e pa vuajtur të dënimit u urdhërua që të vihej në provë me një afat prej 3 vitesh kohë me kusht. Gjatë kësaj periudhe, Agim Çerma nuk duhej të kryente asnjë vepër penale.

Argumentet e Gjykatës:

Ka respektuar rregulloren dhe orarin e veprimeve

Ka marrëdhënie të rregullta, korrekte

Sjellja në marrëdhënie me të dënuarit e tjerë, me personelin, me komunitetin e me familjen është shumë e mirë

Nuk ka masa disiplinore

Periudha e vuajtjes së dënimit ia ka arritur qëllimit të edukimit e integrimit të tij në familje e shoqëri

Etiketa: Agim Cermadetajet

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Pas aventurave në Dubai, dy ditë më parë ra në prangat e policisë në Prishtinë, ja vendimi që gjykata mori sot për këngëtaren Fjolla Morina

Pas aventurave në Dubai, dy ditë më parë ra në prangat e policisë në Prishtinë, ja vendimi që gjykata mori sot për këngëtaren Fjolla Morina

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com