GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit/ Dosja e SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit/ Dosja e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një batutë e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për inceneratorët, shoqëruar me gjestikulacione për mënyrën se si ai firmoste dokumentat shtetërorë kapi menjëherë vëmëndjen e kundërshtarëve të tij politikë. “Firmat e mia… E dini si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet… tak, tak, tak, tak kshu dhe unë firmos, pam-pam-pam-pam…” tha Rama, ndërsa lëvizte duart për të ilustruar mënyrën se si hidhte firmat mbi dokumenta. Menjëherë deklarata u shndërrua në një video-mesazh nga Partia Demokratike.

Rama donte të jepte idenë se ishte shumë i pavëmëndshëm kur firmoste dokumentat në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Sepse përgjegjësia për përmbajtjen e tyre ishte e vartësve të tij në kryeministri. Me pak fjalë, kreu i qeverisë nuk mund të kontrollonte ligjshmërinë e procedurave në dokumentat që i vinin në tryezë.

Por këtë të enjte në parlament, Sali Berisha e akuzoi Ramën se është i kapur mat me firmën për vendimin nr.907 të Këshillit të Ministrave që ka lidhje me inceneratorët.

“Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan”, tha Berisha.

Procedura “me negociim pa shpallje” është mënyra me të cilën kaloi për miratim Inceneratori i Elbasanit. Procedura është një shpikje nga hiçi, një shkelje që prokurorët e SPAK ia gjetën Lefter Kokës në morinë e dokumentave, përmes së cilës u bë e mundur që Klodian Zotos dhe të tjerëve t’i kalonin paratë e inceneratorit të Elbasanit.

Ligji parashikon vetëm tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është trajtuar kalimi i procedurës së paligjshme në disa institucione deri në vendimin me nr.907 të Këshillit të Ministrave. Në dosje madje janë përfshirë edhe zërat kundër.

Shkëlqim Cani e refuzoi si të jashtëligjshme dhe kërkoi korrigjimin e saj. Kur u pyet në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Shkëlqim Cani u shpreh: “Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Është normale të vepronim kështu”.

E njëjta procedurë ishte kundërshtuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Prokurorimit Publik, Eduart Ahmeti. Në dosjen e SPAK citohet përgjigjia e Eduart Ahmetit për Lefter Kokën, ku ai i kujton se procedurat e parashikuara nga ligji dhe vërejtjen për ta korrigjuar dokumentat.

Pavarësisht zërave që e kundërshtonin procedura e paligjshme mbërriti deri në tryezën e punës së Edi Ramës. Pritej tani që ai ta firmoste, njësoj siç bënte me dokumentat e tjerë… tak tak tak tak. Por Rama iu shmang firmës për paligjshmërinë. Në mbledhjen e qeverisë kur duhej të kalonte vendimi me nr.907 Rama ia la zv.kryeministrit të atëhershëm, Niko Peleshit për ta hedhur firmën. Dosja e SPAK sqaron se në vendim kishte edhe një gabim teknik dhe Niko Peleshi e ka firmosur sërish dokumentin e korrigjuar.

Shmangia e Ramës nga firma për miratimin e procedurës së paligjshme të inceneratorit të Elbasanit nuk është diçka e re. Lapsi.al edhe më parë ka raportuar për bishtnimin që i bën Rama hedhjes së firmës për akte të tjera që mund ta çojnë atë në ndjekje penale. Për shembull, për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës, Rama ia ngeci firmën Erjon Braçes. VKM e sigluar nga Erjon Braçe në atë kohë ishte shumë problematike, sepse siç sqaroi Gjykata Kushtetuese, Bashkia duhej ta dorëzonte tek Ministria e Kulturës truallin përreth ish-teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Edhe në vitin 2018, pasi kishte vendosur personalisht se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja. Kur do t’ia kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

Sërish në vitin 2021, qeveria kaloi një vendim tjetër kontravers për dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët. Edhe në atë rast, duke ditur se bëhej fjalë për një firmë që mund të rezultonte me pasoja, Rama ia la për ta firmosur Erjon Braçe.

Këto bishtnime që përsëriten, sa tek inceneratorët, tek teatri, apo për tokat që i dhurohen oligarkëve, tregojnë se Rama nuk është aq i pavëmëndshëm sa ç’kërkon të shitet. Teoria se ai nuk di gjë, por janë të tjerët që i dorëzohen pushtetit të parasë dhe të karriges dhe nisin e hanë dardha dhe mollë pas shpinës së tij, në këtë rast nuk qëndron. Përndryshe, nëse do të qe kaq naiv, kryeministri do kishte lënë diku një firmë që e kompromentonte penalisht, njësoj si bashkëpuntorët e tij më të ngushtë që sot janë në burg. /Lapsi.al/

Etiketa: firmainceneratorKryesore1RamaSpak

Lajme të lidhura

Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës

10:28 - 27/06/26
Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Lezhë, makina ishte në lëvizje, ja si 34-vjeçari u shpëtoi plumbave
Aktualitet

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste vjehrrën duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari

10:00 - 27/06/26
Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë
Aktualitet

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

09:22 - 27/06/26
Para
Dy armiqtë e SHBA-së nisin stërvitjet e përbashkëta

Dy armiqtë e SHBA-së nisin stërvitjet e përbashkëta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës

10:28 - 27/06/26

Disa kontrolle të befasishme tek ish-zyrtarë të hipotekës së Vlorës dhe zyrat e këtij institucioni janë kryer të premten e...

Lexo më shumë
Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

10:22 - 27/06/26
Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Lezhë, makina ishte në lëvizje, ja si 34-vjeçari u shpëtoi plumbave

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste vjehrrën duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari

10:00 - 27/06/26
Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

09:22 - 27/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:10 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet