GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

S’i japin fondin për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, gruaja nga Thumana proteston para Ministrisë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
S’i japin fondin për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, gruaja nga Thumana proteston para Ministrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej paradites së kësaj të marte, Milena Nikolli, një grua 62-vjeçare nga Kodër Thumana, proteston e vetme para Ministrisë së Infrastrukturës. Që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, 5 vite më pas, ende nuk ka mundur të marrë paratë për riparimin e banesës së saj private, të dëmtuar. Gruaja në pension jeton aty me vajzën e saj, ndërsa banesa e vlerësuar për tu riparuar në vlerën 34 milionë lekë (të vjetra) degradon edhe më shumë.

Milena Nikollin shumë mund ta mbajnë mend si gruan që protestoi sërish e vetme më 8 mars, ditën që gratë në Shqipëri e kanë keqkuptuar duke festuar. Milena kaloi natën para bashkisë së Krujës dhe e ndërpreu grevën e saj pasi nga autoritetet vendore në atë kohë iu premtua zgjidhje: se me në fund do të merrte fondin për të riparuar shtëpinë e saj, dhe se procedura do të zgjaste jo më shumë se 2 javë.

Por nga ajo kohë, zonja 62-vjeçare ende nuk ka gjetur zgjidhje, dhe pas sorollatjeve burokratike në bashkinë e Krujës, thotë se përfaqësues lokalë i thanë se fondi është bllokuar nga pushteti qendror.

Nga bashkia e Krujës i thanë se teksa ata merreshin me procedurat, zonja të aplikonte për lejen e ndërtimit. Dhe ashtu thotë se bëri: Pagoi ekspert për projektin e riparimit të shtëpisë dhe më 31 korrik të këtij viti mori në dorë lejen e ndërtimit. Por sërish fondi 34 milionë lekë (të vjetra) nuk i kaloi.

Zonja, e cila jeton me pensionin dhe pagesat që i sjellin fëmijët nga emigrimi, thotë se nuk do të ndalë grevën dhe se nuk do të kthehet në Thumanë nëse nuk i kalojnë paratë për të rindërtuar shtëpinë e saj, që sa më shumë koha kalon, aq më shumë shkatërrohet.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protestontërmeti

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
I dënuar me 20 vjet burg për grabitjen në Rinas, SPAK fu Klement Çalën në ’41 biss’

I dënuar me 20 vjet burg për grabitjen në Rinas, SPAK fu Klement Çalën në '41 biss'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com