GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si lidhet krimi me Policinë, eksperti i kriminalistikës: Lihet personi peng atje, nëse…

22:02 - 26/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Daja, boli, batman, lambo”, ja nofkat që janë përdorur në “Sky” nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka goditur brenda pak muajsh dy grupe kriminale ku kanë rezultuar të përfshirë edhe zyrtarë apo ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit.

Operacionet e SPAK kanë ardhur pas çkodimeve të bisedave përmes aplikacionit “SKY”, ndërkohë që priten të tjera goditje, bazuar në hetimet që po zhvillohen.

Ekspertë të ndryshëm të sigurisë kanë paralajmëruar se janë nën hetim mbi 50 efektivë të Policisë së Shtetit, me pozicione të ndryshme, të cilët dyshohet se me informacionet e tyre kanë ndihmuar grupet kriminale, kryesisht ato që veprojnë në trafikun e drogës, me informacione, apo që i kanë shërbyer njërit grup në përplasjen me grupet e tjera.

E ndërsa BKH vijon vetime dhe verifikime bazuar në informacionet që vijnë në Shqipëri nga shërbimet partnere të sigurisë, eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi, në një intervistë për Euronews Albania shprehet se nuk është i çuditur aspak nga implikimet e drejtuesve të policisë.

Ai shprehet se organizatat kriminale kanë lidhje shumë të forta me strukturat e Policisë së Shtetit, në mënyrë që të realizojnë me sukses aktivitetin e tyre.

Në këtë kuadër ai shprehet se për të shkarkuar ngarkesa me 600 kilogramë drogë, lihet një person peng te grupet kriminale dhe nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ai eleminohet.

“Një shef komisariati me 100 mijë euro, zotëri çfarë të ardhurash ke, me çfarë merresh? E mbani mend makinën që u kap me drogë, doli droga, ia vodhën në rrugës dhe nuk pati të ndaluar? Si u vidhka 100 kile drogë? Si të më çudisë mua ky SKY? Si iu vidhka droga makinës së shoqëruar me oficerë?

Dini të jetë ndaluar ndonjë apo të jetë kërkuar ku vajti? Janë 4 milionë euro pasuri që u vodhën. Ka burrë t’i dalë policisë pa bashkëpunim? Po ka njeri që të shkarkojë 600 kile drogë pa i lidhur strukturat më të larta të shtetit dhe pa pas kanale gati? Lihet personi peng atje, i gjallë, fizik dhe po dështoi eleminohet. Po si mund të kalohen 600 kile pa e asfaltuar rrugën deri në nivele që s’ta merr mendja”, është shprehur Rexhepi.

Deri më tani, si rezultat i çkodimit të aplikacionit “SKY” apo dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë janë zbuluar disa zyrtarë apo ish-zyrtarë të Policisë, të cilët janë arrestuar me urdhër të SPAK, si të lidhur me krimin apo grupet kriminale.

Ministri i Brendshëm ka nxituar ta konsiderojë si një “proces vetëpastrimi të rradhëve të Policisë”, edhe pse gjithçka duket se nuk është meritë e strukturave që monitorojnë punën e uniformave blu, por e të dhënave që dorëzohen nga shërbimet partnere, kryesisht ato franceze, lidhur me bisedat në “SKY”.

Së fundmi pritet që çdo punonjës policie të plotësojë një formular ku do të pyetet nëse ka përdorur një aplikacion të tillë ose jo, që duket një nismë e cila mund ti paraprijë njollosjes së strukturës policore.

Etiketa: ekspertikrimiPolicia

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Festa për Pavarësinë, Bleona Qereti i dhuron puthje Richard Grenell-it (FOTO)

Festa për Pavarësinë, Bleona Qereti i dhuron puthje Richard Grenell-it (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com