GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si mashtroi Veliaj për këndet e lojrave, miliona të hedhura por mungojnë standardet

13:53 - 28/09/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Si mashtroi Veliaj për këndet e lojrave, miliona të hedhura por mungojnë standardet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Aurora SHPATAJ

Në 17 mars të vitit 2016, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj deklaroi që bashkia e Tiranës ka në plan të ndërtojë 11 kënde të tjera lojërash për fëmijët në kryeqytet.

“Ne nuk duhet të zgjedhim mes një këndi të madh lojërash apo këndeve të vogla nëpër lagje. Ne do të bëjmë, edhe këndin e madh, edhe këndet e vogla nëpër lagje, sepse besojmë që nuk duhet të kursejmë asnjë mundësi që kemi që fëmijët e Tiranës të kenë një fëmijëri që ja vlen të mbahet mend”, u shpreh Veliaj.

Bashkia e Tiranës shprehet për “ Sinjalizo” se aktualisht, janë ndërtuar këndet e lojërave për fëmijë, në lagjet: “Mine Peza”, “Sitki Cico”, “Parku i Madh”,“Komuna e Parisit”,”Allias”, “Qemal Stafa”, “Shtegu Japonez”,”Fushat sportive”, “Këndi i Forës 3”, “Kombinat”, “Surrel”. Pjesa dërrmuese e tyre janë ndërtuar nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me kompani private.

I vetmi kënd lojërash i krijuar totalisht me fondet e bashkisë është “Parku i Madh” me një sipërfaqe prej 8127.14 m2, ndërsa sipërfaqet e këndeve të tjera janë; “Mine Peza” me sipërfaqe 1664 m2, “Sitki Cico” me sipërfaqe 1129 m2, “Komuna e Parisit” me sipërfaqe 1200 m2, “Allias” me sipërfaqe 1408 m2, “Kombinat” me sipërfaqe 1030 m2, “Selman Stermasi” me sipërfaqe 1200 m2, të cilat janë ndërtuar me 40% nga fondet e bashkisë Tiranë dhe 60% nga kompani private.

Ndërsa këndet e tjera të lojërave si: “Qemal Stafa” me sipërfaqe 1570 m2 është ndërtuar 20% nga fondet e bashkisë Tiranë dhe 80% nga dhurues, “Shtegu Japonez” me sipërfaqe 4000 m2 dhe”Fushat sportive”, me sipërfaqe 4000 m2 janë ndërtuar me 70% nga fondet e bashkisë Tiranë dhe 30% nga dhurues,“Këndi i Forës 3” me sipërfaqe 1692 m2 është ndërtuar me 35% nga fondet e bashkisë Tiranë dhe 65% nga dhurues. Ndërsa këndi i lojërave “Surrel” është i vetmi kënd që është ndërtuar totalisht nga donatorë me një sipërfaqe prej 1500 m2.

Referuar përgjigjes zyrtare të bashkisë, kostoja për mirëmbajtjen e këndeve të lojërave nga viti 2018-2022, është 22 milion lekë.

“Ju informojmë se vlera totale për mirëmbajtjen e këndeve të lojërave, terreneve sportive dhe këndeve të forcës nga viti 2018-2022 është 22.060.337 lekë. Sqarojmë se me vendimin e Këshillit Bashkiak nr.88, datë 26.07.2017 “Për një shtesë në VKB nr.41, datë 23.09.2015” Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i’u shtua funksioni i administrimit të aseteve, rekreative dhe sportive, ndaj dhe të dhënat për mirëmbajtjen e tyre janë prej vitit 2018.”

Nga burime zyrtare të bashkisë së Tiranës, kostoja për ndërtimin e këtyre këndeve të lojërave nga viti 2015-2022 është 334,583,735 lekë.

“Vlera totale e ndërtimit të këndeve të lojërave, terreneve sportive dhe këndeve të forcës nga viti 2015-2022 është 334, 583, 735 lek.”

KLSH: AGJENCIA E PARQEVE KA NDËRTUAR KËNDE LOJËRASH PA STANDARTE

Sipas qytetarëve, që i vizitojnë këto hapësira, deklarojnë se janë shumë larg kushteve që duhet të kenë për tu quajtur terrene sportive apo kënde lojërash. Një ndër to është dhe Besimi, prindi i një vajzë 5 vjeçare i cili jeton në Kombinat.

“Unë jam çdo pasdite këtu me vajzën, sepse ajo dëshiron të luajë. Por këto nuk janë kënde lojërash, se të krijosh kënde lojërash, së pari duhet që të jetë hapësirë e gjelbër e jo një shtresë betoni, siç e kanë bërë këto. Këtu fëmija mund të rrëzohet e të përplaset në beton, e të rrezikojë të ketë pasoja shëndetësore ndaj nuk duhet që të ndërtohet shtresë betoni.”

Besimi shton se edhe objektet si stola edhe lojërat e tjera janë ndërtuar pa standart.

“Unë jam me profesion inxhinier dhe kur duhet të ndërtohet për një grupmoshë specifike siç janë fëmijët duhen marrë parasysh disa standarte. Shumica e lojërave këtu janë ndërtuar me hekur, pa një ulëse të butë, ose një mbrojtëse që fëmija të mos lëndohet. Dërrasave që ju kanë vendosur vida, sipër tyre duhet të ishin vendosur disa mbrojtësa që fëmijët të mos lëndohen. Pra janë ca elementë shumë të vegjël, por që në thelb janë shumë të rëndësishëm që fëmija të luajë në ambient të sigurt.”

Por në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në vitin 2019, citohet se “Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka projektuar, ndërtuar dhe miratuar këndet e lojërave pa standarde të miratuara nga Këshilli Teknik ose Bashkia Tiranë.

Të njëjtin mendim ndan për “Sinjalizo” Luljeta, nëna e një djali 7-vjeçar, e cila shprehet se objektet që janë të vendosura këtu janë shumica të ndërtuara me hekur, gjë që rrezikon sigurinë e fëmijëve.

“Bashkia shumë mirë ka bërë që ka ndërtuar kënde lojërash për fëmijët, por duhet ti ndërtojë me standarte. Alteo im përshembull është fëmijë shumë aktiv edhe në këto lojëra jam me dorë në zemër për shkak se shumica janë të ndërtuara nga hekurat, disa janë të vendosura thjesht si dekorim, por ka stola përshembull që ju kanë dalë vidat e mund të rrezikojë të cahen.”-përfundon së treguari, Luljeta. /acqj.al/sinjalizo-dhe-ti/

Etiketa: kende lojrashKryesore1standardeVeliaj

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Plumbi i Artë”, hotel “Zeusi” dhe 30 pasuri të Elvin Merlikës në sekuestro

“Plumbi i Artë”, hotel “Zeusi” dhe 30 pasuri të Elvin Merlikës në sekuestro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com