GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Si mund ta ndihmojë Rama Kurtin

17:29 - 14/06/23
në Kosovë & Rajon, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Analisti ironizon me draft-propozimin e Ramës: E gjeti Albini një rrugë që mos ia…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Prishtinës, në çastin e fundit, u shit si një klithmë dëshpërimi e Edi Ramës, për ta shpëtuar Albin Kurtin, e bashkë me të edhe Kosovën nga një ndëshkim i pa precedent ndërkombëtar. Kryeministri pohoi se nuk kishte kuptim që, në kushtet e një krize të thellë me aleatët tanë perendimorë, të dy qeveritë të zhvillonin një paradë propagandistike, për të krijuar “një pasqyrë të reme”, në raport me rrezikun e sanksioneve që po i qëndronin Kurit si shpatë Demokleu mbi krye. Ai tha se marëveshjet në bujqësi e blektori mund të prisnin, por kriza emergjente në asnjë mënyrë…

Pra, pyetja e thjeshtë që lind pasi dëgjon këto argumeta është se si mund ta ndihmonte Edi Rama, Albinin? Ç’mund ti thoshte ai më shumë sesa Escobari, Lajçaku apo Borelli? Ç’mjet ka ai në duar që nuk e disponojnë Brukseli apo Uashingtoni? Si mund ta bindte ai për t’i lëshuar më shumë pe banditëve të Vuçiçit në veri, apo të nënshkruante një model asocacioni më të favorshëm për serbët, kur këtë refren Albin Kurti po e dëgjon përditë nga qendrat e politikbërjes botërore?

Vështirë të imagjinosh që shefi i qeverisë sonë të ketë në duar një shkop magjik që ne nuk e dimë. Por edhe nëse duam ti besojmë kësaj aftësie për të prodhuar mrekulli, pse Rama nuk e ushtroi atë? Pse ai nuk e pranoi kundërpropozimin e homologut kosovar, që ta bënin njëri pas tjetrit edhe takimin e ngushtë, për të zgjidhur krizën edhe atë të madhin e parashikuar të mbledhjes mes dy qeverive?

Nëse kishte një mundësi minimale për të dhënë mbështetje ai duhet ta provonte me çdo çmim.

Këto hipoteza kanë një spjegim të thjeshtë. Ramës i voliste anullimi dhe jo takimi. Ai e bojkotoi mbledhjen e parashikuar të kësaj të mërkure, jo për t’a ndihmuar, por për ta goditur Albinin.

Mesazhi që ai dha është i qartë: “me Kurtin është e pamundur të debatosh, të negociosh dhe të mirkuptohesh, prandaj nuk u bëmë dot bashkë”.

Fatkeqësisht është i njëjti refren që përsëritet prej disa kohësh nga Aleksandar Vuçiç. Edhe presidenti serb nuk lë rast pa shfrytëzuar për të thënë se kompromisi, me një ekstremist në krye të qeverisë së Prishtinës, është i pamundur.

Pra, për arsye të njëjta, apo të ndryshme edhe në Beograd edhe në Tiranë, po kërkojnë në rastin më fatlum, eleminimin e Albinit nga skena, dhe në skenarin minimal, zbehjen e fuqisë së tij negociatore.

Kjo tendencë e dytë, pra roli i Ramës për të dobësuar rezistencën kokfortë të liderit të Vetvendosjes, shihet qartë edhe në notat apokapiptike me të cilat ai pikturon krizën aktuale. Po të vëzhgoje fjalorin e kryeministrit në konferencën për shtyp, ku ai shpalli bojkotimin e takimit dypalësh, ai qe i frikshëm. Ai foli për çarje dramatike të Kosovës me perëndimin, për kurs përplasjeje me aleatët, për sosje të durimit të tyre, për pasoja të një dëmi afatgjatë, madje shkoi deri aty sa ta fajësojë Albin Kurtin për prishje imazhi të mbarë kombit shqiptar.

Po të krahasohet ky përshkrim i gjendjes në krahasim me atë që bëjnë edhe aleatët perendimorë më të guximshëm, fjalori i Ramës është ku e ku më fshikullues dhe i ashpër ndaj homologut të tij kosovar. Qëllimi është sërish i njëjti. Dobësimi i forcës negociuese të Kurtit përballë Serbisë. Dhe nuk ka mjet më të mirë për ta tentuar këtë sesa krijimi i një gololi imagjinar, tejet me ekstrem sesa ndëshkimet që do e presin Prishtinën, nëse nuk vendos ti përgjigjet me “Yes” kërkesave të ndërkombëtarëve për ti bërë lëshime Vuçiçit. Të gjithë e kuptojnë, Rama i pari, se një lider që ndodhet përballë presionit publik, mund tërhiqet më lehtë. Pikërisht këtë po reket të arrijë ai me tonet alarmiste dhe me aktet drastike që ka ndërmarrë.

E vetmja gjë ku kryeministri shqiptar ka të drejtë është konstatimi se situata aktuale ka krijuar një krisje apo një krizë (gjithësësi jo me hiperbolizimin që e përshkruan ai), mes aleatëve të saj dhe qeverisë Kurti. Por në këtë krizë roli i shefit të qeverisë shqiptare është afër zeros, madje edhe nëse ai do kishte qëllime të pastërta për të ndihmuar.

I vetmi njeri që e ka zgjidhjen në dorë është Albin Kurti. Ai ose mund të tërhiqet duke i dhuruar çlirimtarëve të Kosovës favoret që ata i kërkojnë në emër të Vuçiçit ose ti përgjigjet atyre me një “Jo” të prerë, duke shkaktuar një krizë. Në këtë rast, nisur nga pesha apo thellësia e sanksioneve që mund të vinin, ai do ishte i detyruar të provokonte zgjedhje të parakohshme për të matur legjitimitetin e vendimeve te reja, për të cilat nuk është votuar dy vite më parë. Dhe kështu ai mund ti jepte edhe Edi Ramës një mundësi: atë për t’u përfshirë në fushatë elektorale përkarah atyre forcave që kanë dëshmuar edhe në të shkuarën se janë më të prirura për ti bërë lëshime Serbisë. Por, as këtu, nuk do qe Edi që do ndihmonte Albinin, por ky i fundit që do i ofronte Ramës mundësinë për të bërë politikën që do. /Lapsi.al/

Etiketa: bushatiKosovaKurtiRama

Lajme të lidhura

Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Populli çoi qeverinë drejt dorëheqjes në Bullgari, ta shporrim edhe ne
Breaking Views

Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Populli çoi qeverinë drejt dorëheqjes në Bullgari, ta shporrim edhe ne

18:49 - 14/12/25
Nuk i del e keqja që e nxorën zbuluar, kundër-reagon Rama: Trimoshat e BKH-së shfaqin shpesh boshllëqe etike…
Breaking Views

Nuk i del e keqja që e nxorën zbuluar, kundër-reagon Rama: Trimoshat e BKH-së shfaqin shpesh boshllëqe etike…

18:01 - 14/12/25
“Ca trimosha…”, BKH përgënjeshtron Ramën: Nuk jemi përplasur me Gardën! Tre hetuesve iu kërkua që armët…
Breaking Views

“Ca trimosha…”, BKH përgënjeshtron Ramën: Nuk jemi përplasur me Gardën! Tre hetuesve iu kërkua që armët…

16:14 - 14/12/25
Para
Anëtari i Vetëvendosjes bën paralajmërimin e fort: Vuçiç po planifikon të vrasë serbë në Veri

‘Analistët shqiptarë deshën shërim nga COVID pa vaksina dhe duan fitore pa betejë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com