GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

15:14 - 10/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmja, për disa arsye:

e shtunë, ditë feste, mot i freskët mes temperaturave përvëluese të korrikut!

Çfarë mund t’a shkatërrojë një ditë të tillë? Një fatkeqësi?

Një ngjarje e pakëndshme?

Një lajm i keq?

Duke shikuar lajmet me titra që përcjellin sot televizionet informative (janë mbi 10 televizione me 24 orë lajme) të bën përshtypje fakti që janë mbushur me lajme krimi që në mëngjes dhe çfarë lajmesh:

  1. Fier, plagosi nënën – arrest me burg për të birin (i shtjelluar me disa lajme të tjera)
  2. Gjendet një 67 vjeçar në kanal! (10 lajme sqaruese me titra)
  3. Tiranë, në pranga A. M dhe I. F (me identitet të plotë)
  4. Procedohen 3 shtetas, punonin operatorë në call center!
  5. Dhunonte ish bashkëjetuesen – arrestohet 27 vjecari! (Detajuar me lajme vijuese)
  6. Prangoset 33 vjeçari nga Zall Mneri për armëmbajtje pa leje!
  7. Pezullohen 5 punonjës policie!
  8. 880 hektarë tokë të djegur në Francë!
  9. Urimet e krerëve të politikës për Kurban Bajramin

10….

Lajmet e pasqyruara nuk janë fake news, nuk janë propagandë apo dezinformacion të servirura nga politika! Nuk kanë probleme me etikën. Janë ngjarje të vërteta. Por sërish shumatorja e këtyre lajmeve deformon realitetin!

Jo çdo gjë që ndodh detyrimisht duhet t’a dimë! Media është për të përzgjedhur, përpunuar dhe transmetuar lajme me rëndësi dhe me interes për publikun!

Vështirë se lajme të tilla të ngjallin interes për publikun, sigurisht familjarët e tyre nuk nuk kanë interes për publikim, ndoshta kanë pakninteres për komunitetin ku jetojnë! Në rastin ekstrem mund të përbëjnë lajm për median e qytetit ku ndodh ngjarja, por asesi lajm që të informohet gjithë Shqipëria!

Një nga kriteret kryesore që një ngjarje të kthehet në lajm është kriteri gjeografik! Sa më afër ngjarja aq më interes përbën për lajm! Jo rrallë informohemi në televizione me mbulim kombëtar për tragjedi që ndodhin në Sri Lanka, për zjarre në Australi apo për dhunë me armë në SHBA! (Më e keqja është kur ngjarje të ndodhura mijëra kilometra larg nesh, në një përpjekje për të marr më shumë vëmendje e klikime, paraqiten sikur të kenë ndodhur në Shqipëri)

Nëse në Kinë, SHBA apo gjetkë do të jepej lajm çdo aksident me biçikletë, çdo ndalim që bën policia, apo viktimat e trafikut duhet të kishin qindra televizione që të arrinin të pasqyronin këto “ngjarje”!

Më shumë se mungesa e lajmeve ndoshta është mungesa e gazetarëve që çon në pasqyrimin e komunikatave të policisë me detaje! Rezultati: neurozë e përgjithshme. Duket se në këtë vend ka vetëm vrasje, aksidente, viktima, arrestime dhe deklarata politikanësh!

Është në natyrën e medias dramatizimi, zmadhimi, tensioni, konflikti, por është në interes të  gjithëve për të patur një tablo jo vetëm të zezë, as Bardh e Zi, por një tablo reale të jetës me gjithë të mirat e të këqijat, megjithë befasitë dhe sfidat që ajo sjell!

Nga natyra jemi kureshtar të dimë sa më shumë jo vetëm për çfarë ndodh në komunitetin tonë, por edhe përtej tij. Por si çdo gjë tjetër edhe kureshtja ka masë! (Lajmi 4 vjeçari sulmohet nga leopardi, sigurisht merr shumë klikime, por nëse në titull shkruhet: Indi, 4 vjeçari sulmohet nga leopardi “lajmi” nuk do të klikohej më, pra do të ishte lajm pa vlerë)

Lajmi keq është lajmi i mirë! Por ka plot raste që lajmi i keq, jo vetëm që nuk është i mirë, por nuk është fare lajm!

Gazetaria e mirë bën Kurban të keqen dhe jo të mirën!

Etiketa: kryesore2Lutfi DervishiMEDIA

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Kriza ekonomike detyron shqiptarët të emigrojnë, shtohen punëtorët nga Bangladeshi

Kriza ekonomike detyron shqiptarët të emigrojnë, shtohen punëtorët nga Bangladeshi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com