GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si ndihet sot avokati i Vuçiçit dhe prokurori i Albinit!

15:58 - 14/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqetësimi i bodigardëve të regjimit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Serbia e i vetmi vend në Europë që nuk i vendosi sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës pati një avokat të shquar për javë dhe muaj të tërë në median ndërkombëtare, në forume ndërkombëtare madje edhe në NATO.

Avokati quhet Edi Rama. Profesioni kryeministër i Shqipërisë.

“Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike” – ky është artikulimi i kryeministrit të Shqipërisë.

Duhet mirëkuptuar Serbia ishte moto e fushatës së mbrojtjes që Edi Rama i bëri Aleksandër Vuçiçit.

Kur vjen puna për avokatinë që duhet t’i bëj Kosovës në një moment të vështirë, në një moment padrejtësie Edi Rama kthehet dhe bëhet prokuror dhe jo prokuror sidokudo, por Prokuror që të kujton Vishinksin e Bashkimit Sovjetik.

Në vend që të drejtojë shigjetat ndaj burimit (historik po të duash) të tensionit në veri të Kosovës, Edi Rama i kthehet si askush tjetër kryeministrit të Kosovës.

Cila është arsyeja që Edi Rama bëhet avokat i Presidentit të Serbisë dhe Prokuror i Kryeministrit të Kosovës?

Pyetja mund të duket retorike. Por gjithsesi e kërkon një përgjigje.

Nuk besoj se do të ketë në 100 vitet e ardhme skandal më të madh se vendimi idiot, i pashpjegueshëm dhe i pajustifikueshëm, që mori mbrëmë Edi Rama për të anuluar mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.

Pse duhej anuluar një mbledhje e programuar mes qeverisë së Tiranës dhe qeverisë së Prishtinës?

Njeriu që këto mbledhje i ka shfrytëzuar për “dekor patriotik”, ka bërë jo vetëm një gafë, por një veprim të dënueshëm, politikisht dhe moralisht.

Kur Kosova ka nevojë për mbështetje, ky nxjerr thikën.

Kur Serbia meriton të ndëshkohet ky nxjerr mburojën.

Nuk u mjaftua me rolin e pakuptimtë, të pakërkuar dhe aspak të dëshiruar të hartuesit të “draftit” për asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kososvë, por shkon dhe bën edhe të pa mendueshmen. Anullon mbledhjen e dy qeverive shqiptare!

E marroftë Zoti dhe u nxiftë sa më shpesh siç doli dje i nxirë në ekran për të kumtuar lajmin e anullimit të mbledhjes së përbashkët që do të zhvillohej me moton: të përbashkuar.

Kur gjithë bota Demokratike ushtronte presion ndaj Serbisë, Edi Rama ishte i vetmi avokat publik ndaj Beogradit. Kur bota Demokratike ushtron presion ndaj Kosovës, Edi Rama bëhet prokuror ndaj Prishtinës.

Pasoja e parë e vendimit të djeshëm të Ramës u pa sot. Miku i tij, Vuçiç mori zemër dhe hyri në territorin e Kosovës duke rrëmbyer tre police kufitar të Kosovës.

Akt i pastër lufte. Si ndihet sot avokati i Vuçiçit???/Syri.net

Etiketa: Hysni GurraOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com