GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Si ndikoi stresi në shtimin në peshë gjatë pandemisë?

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ndikoi stresi në shtimin në peshë gjatë pandemisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë njerëz në mbarë botën kanë folur për pandeminë dhe shtimin në peshë që kanë pësuar gjatë karantinës. Por a është e vërtet se njerëzit kanë shtuar në peshë gjatë kësaj periudhe? Së fundmi, studiuesit rishikuan ndryshimet në peshën e pacientëve një vit para fillimit të pandemisë dhe më pas ndryshimin e peshës gjatë vitit të parë të pandemisë.

Në fakt rezultoi e vërtetë se një pjesë e mirë e tyre shtuan në peshë gjatë karantinës dhe arsyeja për këtë ka qenë stresi i përjetuar gjatë kësaj periudhe. Duke qenë se gjatë vitit të parë të pandemisë stresi u shtua, së bashku me të pati edhe një rritje të nivelit të kortizolit.

Rritja e kortizolit shoqërohet me rritjen e konsumit të ushqimeve të cilat janë të pasura me kripë, yndyrë ose të dyja. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se trupat tanë e tresin ushqimin më ngadalë kur janë nën stres. Përveç kësaj, stresi dhe nivelet e larta të kortizolit lidhen me rritjen e yndyrës në zonën e barkut, gjë që i vë njerëzit në rrezik për sëmundjet e zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Për t’i shtuar listës së efekteve jo të shëndetshme të stresit në trup, nivelet e larta të kortizolit gjithashtu mund të zvogëlojnë masën muskulare të trupit dhe kjo ka një ndikim në metabolizëm. Sa më pak masë muskulare, aq më i ulët është niveli i metabolizmit dhe aq më pak kalori digjni kur pushoni.

Pra stresi i vazhdueshëm ndikon në cilësinë e jetës duke ju bërë të shtoni në peshë dhe të keni një shëndet të dobët. Megjithatë jo të gjithë kanë shtuar kilogramë gjatë karantinës sepse disa njerëz i përgjigjen stresit duke mos ngrënë. Ata i injorojnë shenjat e urisë dhe kështu humbasin peshë gjatë periudhave të stresit.

Rikujtojmë se, metabolizmi, është shkalla në të cilën trupi juaj djeg kalori për të qëndruar i gjallë dhe funksional. Ndërsa plakeni, metabolizmi juaj ngadalësohet, sidomos mbi moshën 40-vjeç. Dhe nëse jeni grua në menopauzë, metabolizmi ngadalësohet akoma më shumë. Por një studim i ri thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Duke analizuar të dhënat e afro 6.500 njerëzve nga foshnjëria deri tek të moshuarit, autorët e studimit arritën në përfundimin se metabolizmi mbetet i qëndrueshëm nga mosha 20–60 vjeç, para se të regjistrohet një rënie prej më pak se 1% për çdo vit që pason.

Etiketa: COVIDLifestylePandemiShendet

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para

Përfundon pjesa e parë, Tirana i ‘falet’ autogolit të Sidibe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com