Njerëzit që ndonjëherë flenë shumë e ndonjëherë pak, dhe ata që shkojnë në shtrat në orare shumë të ndryshme, përballen me një rrezik më të madh kardiovaskular. Sa më e parregullt kohëzgjatja e gjumit të tyre, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare për shkak të ndërprerjes së orës biologjike që ndikon në metabolizmin, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, sipas një studimi të ri shkencor amerikan.
Studiuesit, studiuan rreth 2000 njerëz 45-84 gjatë pesë viteve, ku zbuluan se ata që kishin gjumë më të parregullt (të paktën një diferencë prej dy orësh në kohëzgjatjen e gjumit çdo natë) kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të kishin një problem kardiovaskular.
Ata që kishin orarin më të rregullt të gjumit (devijim deri në një orë nga nata në natë) ishin më pak të rrezikuar. I njëjti ndryshim në rrezik ekzistonte për diferencën në kohën e gjumit: ata që ndryshonin me të paktën 90 minuta nga nata në natë ishin në rrezik më të madh se ata që ndryshonin me jo më shumë se 30 minuta.
Një tjetër studim amerikan, konfirmon se nëse të tre kombinohen – gjumë adekuat, gjumë cilësor dhe në intervale të rregullta – atëherë zvogëlohet rreziku i sulmit në zemër, goditjes në tru dhe problemeve të tjera kardiovaskulare.
Në të njëjtën kohë, kjo ndihmon veçanërisht gratë, për të mbajtur një peshë normale. Ata që shkojnë në shtrat në të njëjtën orë çdo natë humbin peshë më lehtë.
Dëshmitë janë vazhdimisht në rritje se gjumi i pakët, i keq dhe i çrregullt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, diabetit, obezitetit etj. Në fakt, disa shkencëtarë argumentojnë se gjumi tani duhet të konsiderohet si treguesi i tetë i shëndetit kardiovaskular, së bashku me duhanin, peshën trupore, dietën, stërvitjen fizike, kolesterolin, presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit.
Studimi i dytë zbuloi se njerëzit me sasinë më të shëndetshme të gjumit (shtatë deri në tetë orë çdo natë) kishin 61% më pak gjasa për t’u diagnostikuar me një problem në zemër. Ata që bëjnë gjumë cilësor dhe jo të parregullt kanë një rrezik 59% më të ulët të sulmit në zemër ose goditje në tru dhe një shans 44% më të ulët për të zhvilluar sëmundje të zemrës brenda pesë viteve të ardhshme.
Në fund, studimi arriti në përfundimin se njerëzit e moshuar që përjetojnë përgjumje gjatë ditës mund të jenë më të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjeve të reja, siç është diabeti, hipertensioni apo kanceri
Kjo vlen sidomos për ata të moshuar që janë të përgjumur gjatë ditës, edhe pse kanë fjetur të paktën shtatë orë gjatë natës.
Sipas studimit, të moshuarit me përgjumje të shpeshtë kishin 2.3 herë më shumë gjasa për të zhvilluar diabet ose hipertension, 2.5 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe dy herë më shumë rrezik për kancer pas tre vjetësh.
Discussion about this post