GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Si ndryshojnë skemat, njihuni me formatet e reja të Kategorisë së Parë & Kategorisë së Dytë

12:30 - 02/07/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ndryshojnë skemat, njihuni me formatet e reja të Kategorisë së Parë & Kategorisë së Dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më datë 3 shtator do të nisë edicioni i ri i kampionatit të Kategorisë së Parë, ndërsa më 1 tetor edhe Kategoria e Dytë do të ngrejë siparin e sezonit të ri.

Në edicionin e ri të kampionatit të Kategorisë së Parë, pjesëmarrëse do të jenë 14 skuadra që do të përballen midis tyre në dy faza, me sistem vajtje-ardhje. Kategoria e parë do të zgjasë 26 javë dhe pas pёrfundimit tё dy fazave, skuadrat e renditura nё vendin e parё dhe tё dytё do të ngjiten automatikisht nё Abissnet Superiore.

Ndërsa, sipas skemës së realizuar edhe përgjatë edicionit 2021/2022, ekipet e renditura në vendin e tretё, katёrt, pestё dhe tё gjashtё do tё luajnё ndeshje play-off pёr tё pёrcaktuar skuadrën qё do tё zhvillojё ndeshje me vendin e tetё tё “Abissnet Superiore”. Sipas skemës, skuadra e renditur në vendin e tretë do të përballet me ekipin e renditur në vendin e gjashtë në klasifikimin përfundimtar, ndërsa skuadra e renditur në vendin e katërt do të luajë ndaj ekipit të renditur në vendin e pestë.

Gjithashtu, në këtë edicion të ri futbollistik në Kategorinë e Parë, pas përfundimit të dy fazave skuadrat e renditura nё vendin e 11,12, 13 dhe tё 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё. Ndërsa, skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale play-out me skuadrat fituese tё play-off tё Kategorisё sё Dytё Grupi  A & B, ku  vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjёanёse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë do të ngjiten automatikisht fituesit e grupeve A dhe B. Skuadrat e renditura nga vendi i dytë në vendin e pestë në secilin grup do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar skuadrën që do të ndeshet me vendin e 9-të dhe të 10-të të Kategorisë së Parë, ku skuadra e vendit të dytë do të luajë me ekipin e renditur në vendin e pestë, ndërsa skuadra e renditur në vendin e tretë në klasifikim do të përballet me ekipin e renditur në vendin e katërt.

Vlen të theksohet se Kategoria e Dytë, ashtu sikurse edhe edicionin e kaluar do të jetë e organizuar në dy grupe, A dhe B, ku do të zhvillohen dy faza të plota me sistemin vajtje – ardhje.

Sa i takon kampionatit “Abissnet Superiore”, skema do të jetë e njëjtë me atë të sezonit të kaluar dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim./fshf.org

Etiketa: fshfskema

Lajme të lidhura

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen
Sport

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Para
“Ulen aksidentet në maj”/ INSTAT publikon të dhënat: 30% u shkaktuan nga…

Makina përplas për vdekje kalimtaren në Fushë-Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com